Institucioni parashkollor “Lulishtja e dritave” në Ulqin

October 12, 2013   | Reportazh / Reportaža

Kopshti Lulishtja E Dritave-UlqinInstitucioni parashkollor “Lulishtja e dritave” funksionon ne kuader te Keshillit te Bashkesise Islame te Ulqinit. Ky institucion ka nje program edukativ qe i angazhon femijet ne nje mjedis aktiv te te mesuarit duke i perfshire ata ne aktivitete leximi, te te shkruarit, te te degjuarit dhe te te folurit. Menyja e pasur ushqimore eshte nje nga prioritetet e ketij institucioni. Pika kyçe te programit edukativ jane:

  • • Programi i shkrim-leximit është hartuar për të motivuar dhe inkujaruar fëmijët në shfaqjen e intresimit ndaj shkrim-leximit. Fëmijët mësohen në përdorimin e materialeve të ndryshme për të njohur koncepte të ndryshme, shkronjat dhe numrat. Puna zhvillohet sipas një programi të balancuar të shkrim-leximit dhe matematikës bazuar në zhvillimin individual të fëmijës.
  • • Programi i matematikës ka për qëllim nxitjen e interesimit dhe dëshirës për të punuar me numrat. Programi përfshin një gamë të gjerë eksperiencash praktike dhe manipulative për të ofruar një përvojë konkrete të matematikës që më vonë do të çojë në të kuptuarit e koncepteve më abstrakte matematikore. Të numëruarit deri në dhjetë duke përdorur vjersha, këngë, lëvizje, lojra; eksplorimi i koncepteve të sasisë pak/shumë duke përdorur material konkrete dhe njohja e numrave; krahasimet e madhësisë, gjatësisë, peshës etj.
  • • Puna e përbashkët në përgatitjen dhe prezantimin e temave të ndryshme. Fëmijët grupohen për aktivitete të ndryshme në grupe të mëdha dhe të vogla si dhe punohet individualisht për arritjen dhe përvetësimin e aftësive të ndryshme për fëmijët që kanë nëvojë për punë shtesë.
  • • Nxitja dhe krijimi i aftësive të mira të jetës praktike me qëllim të zhvillimit të koncentimit, koordinimit , kontrollit, pavarësisë dhe rregullit. Zhvillimi i aktiviteteve për përkujdesjen e fëmijës ndaj vetes, ambjentit, zhvillimi i aftësive motorike fine, zhvillimi i raporteve shoqërore.
  • • Zhvillimi i koncepteve të njohjes së mjedisit ku jetojmë. Këto mësime fokusohen në tema të tilla si: kafshët, shpendët dhe insektet, shëndeti dhe ushqimi, trupi i njeriut dhe shqisat
  • • Zhvillimi i tematikave shoqërore që fokusohen në të kuptuarit e vetes dhe detyrave shoqërore si dhe roleve të njerëzve me të cilët kanë kontakt të vazhdueshëm. Tematikat: si te komunikojmë me të tjerët, rregullat në klasë, në shtëpi dhe jashtë tyre; zhvillimi i aftësive shoqërore të nevojshme . Një larmi e tregimeve, lojrave dhe aktiviteteve për të mësuar përgjegjësinë shoqërore. Do të zhvillohen tema rreth familjes, shoqërisë, vetbesimit etj.
  • • Programi i mësimeve Islame përfshin të mësuarit rreth praktikave dhe besimeve të muslimanëve, histori nga jeta e të dërguarve dhe veçanërisht nga jeta e të dërguarit të fundit Muhammedit as., të mësuarit e pjeëve të shkurta nga Kur’ani.
  • • Programi kreativ. Programi parashkollor përfshin edhe aktivitete kreative (vizatime, ngjyrosje, punë me plasteline tj) me qëllim të të ndihmuarit në kuptimin e ngjyrave, formave, madhësive dhe disenjove të ndryshme.

 

Burimi: Kopshti Lulishtja E Dritave