Pensionistët kosovarë në Ulqin përshëndesin negociatat por kërkojnë edhe stazhin në Kosovë
Ulqin , 10 maj- Pas qëndrimit katërditor në Podgoricë lidhur me shqyrtimin e Draftmarrëveshjes bilaterale rreth njohjes së stazhit reciprok midis dy vendeve fqinje, Malit të Zi dhe Kosovës,Grupi teknik i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës,në udhëtim drejt Prishtinës, u ndalua në Ulqin ku u interesua edhe u informua me gjendjen e pensionistëve kosovarë në Ulqin, të cilët nuk kanë arritur të marrin pensionet që u takojnë.
Mysafirët nga Kosova,vlerësuan pritjen korrekte të kolegëve të tyre malazias edhe gjatë shqyrtimit në hollësira të tekstit të ofruar ,kanë mbetur të diskutohen vetëm 2-3 pika, të cilat do të jenë temë e takimit të ardshëm në qershor në Prishtinë.
Në anën tjetër,përfaqësuesit e një liste prej 30 pensionistës të Kosovës, qytetarë të Ulqinit , shtetas të Malit të Zi,u ankuan për zvarritjen e zgjidhjes së realizimit të të drejtave të tyre,marrjern e pensioneve,përkatësisht të hartimit dhe miratimit të Marrëveshjes bilaterale mes Prishtinës e Podgoricës.
Ish-korrespondenti i gazetës Rilindja,Ibrahim Berjashi, tha se pensionistsët kosovarë në Ulqin janë shumë të lodhur nga mosha,gjendja e rëndë ekonomike dhe shëndetësore.Supozohet të jenë mbi 50 sish, por jo më shumë.Të gjithë ata që kanë punuar në Kosovë në kohën e shtetit të përbashkët monist e kanë zgjidhur këtë problem në Beograd,kanë mbetur vetëm pensionistët shqiptarë nga Mali i Zi edhe shumica absolute e tyre janë nga Ulqini.
Zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës,Berat Luzha,pensionistëve shumë të interesuar,foli mbi Draftmarrëveshjen.
Nga fjalët e tij, por edhe të tjerëve ,pjesë e këtij delegacioni,merret përshtypja se anashkalohet stazhi në ndërmarrjet kosovare në kohën e shtetit të përbashkët.Ato vite pune do të mund të shërbenin për të plotësuar 15 vjet për ata që s`kanë stazh të mjaftueshëm në Malin e Zi.Pjesën e mbetur do ta rregulloni vetë ju me ligjet e Malit të Zi!?
Z.Berjashi theksoi se kjo ide,për ne ,sikur edhe për kolegët tanë në Maqedoni, është e papranueshme, duke këmbëngulur që stazhi në Kosovë,për ata që kanë punuar edhe pas luftës në Kosovë,edhe e dëshmojnë me dokumente valide të ndërmarrjeve dhe të institucioneve të Republikës së të Kosovës,stazhi të llogaritet deri në vitin 1999.Ai stazh të bashkohet me atë që pensionistët kosovarë kanë në Malin e Zi.Kjo gjendje të përfshihet në Marrëveshjen bilaterale, e mos të lihet në “mëshirën” e ligjeve të Malit të Zi,sepse nuk do të zgjidhej asnjëherë në favor të pensionistëve, mendon ai.
Zyrtarët e MPASRK kërkuan që vërejtjet e tyre pensionistët t i dërgojnë me shkrim në adresë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Pensionistët kosovarë të pranishëm në këtë takim privat miqësor e vëllazëror,thanë se ato do t i dërgojnë menjëherë drejt Podgoricës, Prishtinës, por edhe në adresë të deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.
Pala kosovare,siç tha,duke u mbështetur në gatishmërinë e homologëve të tyre të Ministrisë respektive të Malit të Zi,pret hapa konkretë në takimin e qershsorit në Prishtinë dhe se,shpreson që kjo marrëveshje bilaterale të ratifikohet në kuvendet e dy shteteve deri në fund të këtij viti.
Ulpress