Kosova ben eksportin e mineraleve përmes Portit në Malin e Zi

April 25, 2013   | Rajoni / Region

Porta e Tivarit-Mali i ZiPRISHTINE-Autoritet kosovare preferojnë që të eksportojnë mineralet e nxjerra nga nëntoka nëpërmjet porteve nga Mali i Zi, sesa në rrugë tokësore. Sipas mediave kosovare, kjo mënyrë është dhe më e lira.

Porti i Barit (Tivarit) në Malin e Zi ka njoftuar se nga muaji maj, do të shërbejë si pikë eksporti për gjithë xehen dhe koncentratin e zinkut nga Kosova.

Po ashtu përmes këtij porti detar, pritet të bëhet edhe importi i nikelit për fabrikën e Ferronikelit në Gllogoc, kanë sqaruar autoritetet.

Mediat beogradase ndërkaq shkruajnë se sipas paralajmërimeve të hekurudhave të Serbisë, xehet dhe produktet tjera minerare kosovare do të transportohen me trena përmes Serbisë.

Kjo pasi, transporti me kamion nga porti i Barit (Tivarit) deri në Kosovë, që kalon për Berane po kushton shumë i shtrenjtë.

(d.b/BalkanWeb)