Karamanaga: Asgjë e re për Valdanos + Foto
Edhe në tubimin të organizuar nga “Moguli”l në “Qendrën për kulturë”, për kthimin e ullishtës në Valdanos, nuk është degjuar ësgjë e re, asgjë çka nuk e kemi ditur më parë. Por, një risi duhet të përmendet. Pavarësisht se çeshtja e Valdanosit është më së parit, çeshtje politike, kësaj radhe tubimi nuk është bërë konfrontim i partive politike në pushtetin vendor, si ai më parë, i organizuar në sallën e “Madhe të Komunës”. Siç duket organizatorët e kanë kuptuar se nga ato nuk ka shumë ndihmë, pavarësisht se ato duhet të marrin pjesë. Ndaj mendimin e shumicës se çeshtja e Valdanosit, duhet me u radikalizu. Duhet të shkohet dhe të hyhet në Valdanos, ashtu siç e kemi bërë më parë, vitin e kaluar. Zotërinnjët duhen ta kuptojnë se Valdanosi, nuk është vetum ullishta, Valdanosi është shumë më tepër. Prandaj ndaj mendimin i z. M. Bardhit nga tubimi i parë, se në Valdanos duhet të hyhet më fuqi.
Qytetar, a po lexuas të ri dhe të vjetër, nese ndokush nga të vjetërit lexon informata nga fcb. A mund er të paramendohet një gjë e till në Budve, a po ndokund tjetër në Malin e Zi. Një shembul për ato të cilët kanë një kujtesë më të gjatë. Edhe në kohën e asaj Yugoslavisë së madhe, ka pasur diskriminim i pushtetit Qendror ndaj Ulqinit dhe popullatës tonë. Të gjithë ne i dim “floskullat” e asaj kohe, kush ka punu dhe ku kanë shkuar të hollat. Por një shembull i cili mund të krahasohet në disa pika me çeshtjen e Valdanosit është edhe kalaja e Budves. Pas termetit të vitit 79. Kalaja e Budves është restauru dhe rinovu si pas standardeve botëror, gjithashtu edhe ajo e Kotorit. Pronarëve të kalasë të Budves është marrë kati i parë nga ana e shtetit. Pas rinovimit të gjitha jan kthyer përsëri,pavarësisht se të hollat për rinovim i ka paguar shteti. Prandaj çeshtja e Valdanosit, është pa dyshim çeshtje politike e cila vite më radhë i bahet qytetit tonë, duke filluar nga privatizimi i pa parë në botë… Nuk është më e nevojshme për të përmendur, në çfar gjendje, gjendet qyteti ynë. Politika qendrore nga Pushteti i Malit të Zi më së parit më një politik diskriminuese, por duhet të thuhet haptas se një “kontribut” të madhë për këtë ramje, në tër sferat e jetës ka edhe politika “serve” e pushtetëve të “Pushtetit” lokal, të themeluar, pak e shumë gjithmonë, nga partitë politike shqiptare, çë nga vitet e 90…Mjafton, sot të hidhet një sy në Parlamentin lokal. Përveç disa deputëtve të cilët mund të marrin pjesë në një Parlament, ku bëhet flajë për çeshtje serioze krucijale, të cilat duhet më ngritë nivelin e jetesës dhe zhvillimit e qytetit, shumica nga ato nuk e meriton, as me hy në Komunë. .. Kush , dhe si i ka zgjedhur, nuk është më, më rëndësi, pasi që ne jemi dëshmitar e “formës” se si zhgjidhen, duke filluar nga “Ministrat”, sekretarët deri ke deputetët… Prandaj, …
Ismet Karamanaga Facebook+Foto dhe Komente