Sinishtaj: Shtyrja e referendumit i ka kushtuar Vujanoviqit

April 10, 2013   | Rajoni / Region

SinishtajShtyrja e shpalljes së referendumit për Komunën e Tuzit ka ndikuar në rezultatin zgjedhor të kandidatit presidencial Filip Vujanoviq, ka vlerësuar funksionari i Iniciativës qytetare , Vasel Sinishtaj, duke shtuar se qytetarët e Malit të Zi i kanë rekomanduar Partisë në pushtet se janë të pa kënaqur me kualitetin e jetesës dhe se janë duke humbur durimin.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën dalja më e vogël është shënuar në Ulqin. Disa parti shqiptare i kanë ftuar bashkëkombësit e vetë mos votojnë për Vujanoviqin apo ta anulojnë fletëvotimin. Sinishtaj ka vlerësuar se askush nuk do ta fitojë përkrahjen bindëse pa pakica. Duke komentuar faktin se në Ulqin dalja ishte më e vogël në nivelin e Malit të Zi , Sinishtaj ka thënë se kjo tregon që liderët e partive duhet ta shqyrtojnë punën e vetë nëse , siç ka thënë ai kanë kapacitet të mjaftueshëm demokratik.

TVCG