OSBE: Kandidatët për president në Mali i Zi, të japin prova maturie – Video

April 8, 2013   | Politika

Vujanovic - Lekic izbori 2013PODGORICË- OSBE i kërkoi sot dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, të cilët pretendojnë secili fitoren, të japin prova maturie dhe të lejojnë institucionet përkatëse të japin rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara dje në këtë ish-republikë jugosllave, që po negocion anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Presidenti në largim, Filip Vujanoviç, ashtu dhe kundërshtari i tij, Miodrag Lekiç vetëshpallën fitoren dje në mbrëmje në përfundim të zgjedhjeve, me rrezikun e zhytjes së vendit në një krizë politike.

“Maturimi i një vendi tregohet gjithashtu nga mënyra se si pjesëmarrësit dhe institucionet shtetërore përfundojnë procesin zgjedhor”, theksoi në një komunikatë OSBE, vëzhguesit e të cilës kanë ndjekur zgjedhjet.

OSBE i kërkoi Komisionit Zgjedhor, që do të mblidhet në mesditë në Podgoricë, ka përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve për të riforcuar besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Në mungesë të rezultateve zyrtare, Komisioni zgjedhor ka vetëm 24 orë për të publikuar rezultatet përfundimtare, Vujanoviç, partia e të cilit drejton Malin e Zi që prej 20 vjetësh, theksoi se kishte marrë 51,3 për qind të votave kundër 48,7 për qind për Lekiç.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Video TVCG

[flv]http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2013/04/8/10869/MMCvideoIN%2007%2004%20IZBORNA%20NOC_001.flv[/flv]

Presidencialet në Mal të Zi, 2 kandidatët shpallin fitoren

Të dyja palët pretendojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në republikën e vogël të Malit të Zi. Ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve pritet të thonë fjalën e tyre, është rritur mundësia që palët të hyjnë në konflikt në lidhje me detyrën e presidentit, një post tejet ceremonial, por që ka shërbyer si test paraprak për parlamentaret që mbahen në vjeshtë.Pas mbylljes së qendrave të votimit, nuk ka dalë asnjë exit poll apo deklaratë zyrtare, mirëpo si presidenti aktual që kandidon për një mandat të ri pesëvjecar, Filip Vujanovic ashtu dhe rivali i opozitës, Miodrag Lekic nuk nguruan të shpallin fitoren. Lekic i konsideroi pretendimet e rivalit në pushtet, si grusht shteti.

Pushteti i vërtetë në Malin e Zi i takon kryeministrit, por analistët thonë se një fitore e Lekic do të vendoste një bashkejetesë jofunksionale mes presidencës dhe Qeverisë e do të dëmtonte partinë në pushtet, e cila dominon jetën politike të vendit për më shumë se dy dekada.

Bazuar në të dhënat e kampit të vet, Vujanovic pretendon se ka fituar 51.3 për qind të votave kundrejt 48.7 për ish-diplomatin Lekic. Ky i fundit ka deklaruar se ka Fronti Denokratik i opozitës që e kandidon atë është në krye me 50.5 për qind kundrejt 49.5 për qind të Vujanovic. Komisioni Shtetëror elektoral i cili pritej të njoftonte rezultatet brenda natës, tashmë do të shprehet brenda 48 orësh nga mbyllja e kutive të votimit.

Juli Prifti

Albanian Screen