Ftesë në Panelin me moton : „ALERT – ta shpëtojmë Valdanosin
Ftesë
Ju ftojmë në Panelin që organizojmë në kuadër të aktiviteteve që kanë për qëllim mbrojtjen , revitalizimin dhe shpëtimin e gjirit të Valdanosit dhe të ullishtës, që tash tri dekada po shkatërrohen si pasoj e padrejtësisë ndaj pronarëve, pakujdesit dhe keqtrajtimit.
Në panel do të shfaqet filmi dokumentarë për gjendjen e sotme të ullishtës dhe do të tri paraqiten disa tema që do të trajtojnë aspektin juridik, ekonomik, ekologjik dhe rolin e qytetarisë vepruese si element i pazëvendësueshëm në planifikim dhe zhvillim të komunitetit.
Të ftuar janë të gjitha institucionet kompetente të qeverisjes lokale dhe shtetërore , pronarët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Kemi për qëllim që të gjithë së bashku të kërkojmë zgjidhje për të shpëtuar këtë pasuri dhe bukuri të rrallë siç është Gjiri i Valdanosit , sepse jemi të bindur se ky është interes i përbashkët dhe na takon të gjithëve.
Në këtë cilësi ju ftojmë Juve dhe institucionin që përfaqësoni që të merrni pjesë në Panel dhe të jepni kontributin tuaj për të gjetur zgjidhje dhe për të shpëtuar Gjirin e Valdanosit dhe ullishtën mijëvjeçare.
Paneli me moton : „ALERT – ta shpëtojmë Valdanosin!“, do të mbahet më 11 prill 2013 me fillim në ora 18 në sallën e Qendrës kulturore Ulqin.
Presim deri me 10 prill në ora 16 të na përgjigjeni ftesës dhe të na njoftoni për mënyrën e pjesëmarrjes, që së bashku të merremi vesh për kushtet, vendin dhe rolin tuja në Panel.
Ju mirëpresim!