Urime Pashket – Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 19/13
Ulqin më, 29.03.2013
U R I M për Festën e Pashkëve
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
Festa e Pashkëve na kujton ngadhënjimin e jetës dhe ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti dhe besimit te vetvetja.
Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe për të gjithe shqiptarët pa dallim feje, me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë.
Për ne shqiptarët sot, ky duhet të jetë motiv dhe më e fuqishëm se kurrë, për tu mbyllur gojën atyre që tradicionalisht nuk na e kanë dashur dhe nuk na duan të mirën as sot!
Dhashtë Zoti që kështu të bëhet.
Gëzuar e për shumë vjetë Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet Tuaja!
KRYETARI,
Tahir Tahiri