Më 28.02.2013 në Kuvendin e Komunës së Ulqinit
Siç jeni në dijeni, Qeveria e Malit të Zi ka krijuar një draft të Ligjit të të Mirave detare, i cili duhet të adresohet Parlamentit të Malit të Zi për miratim. Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka formuar një grup punues I cili përfshinë edhe një përfaqësues të Komunës së Ulqinit i autorizuar të dorëzoj amendamentet, përpara paraqitjes të propozimit në Kuvend.
Në mënyrë që të harmonizojmë qëndrimet, në përputhje me konkluzionet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga 12.12.2011, më 28.02.2013, në orën 18.00, në sallën e vogël të Kuvendit do të mbahet një takim, në të cilin u ftuan faktorët më të rëndësishme politikë dhe socialë në Ulqin,në të cilin do të merren qëndrime të përbashkëta dhe propozime për përmirësimin e tekstit të propozuar rregullator.
Mediat janë të mirëpritur për të marrë pjesë në takim.
Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE