Floriani & Adrian zgjedhin Prishtinën për të festuar ditëlindjet
February 15, 2013 | Lajmet / Vijesti
Edhe pse i ndan vetëm një ditë në datën e ditëlindjes, ata kanë vendosur që festën ta bëjnë bashkë.
Dy këngëtarët e super hitit “Ngjyra e kuqe”, Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri, duket sikur janë të pasionuar shumë pas Prishtinës, në veçanti pas jetës së natës në kryeqytet.
Edhe pse i ndan vetëm një ditë në datën e ditëlindjes, ata kanë vendosur që festën ta bëjnë bashkë.
Mbrëmjen e kaluar ata janë parë duke festuar në njërin nga pub-et e njohura të Prishtinës. Ndërkohë që në shoqërimin e tyre shiheshin edhe modele të njohura në Kosovë dhe disa ftyra tjera publike në vend.
Madje këta të fundit i surprizuan këngtarët me torte, shampanjë e dhurata.
Yllpress