Kryetari Cungu reagon ndaj deklaratës së djeshme të Këshillit për kthimin e Ullishtës në Valdanos

February 13, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nazif Cungu Reagimi ndaj Valdanosit.1Kryetari Cungu reagon ndaj paraqitjes së djeshme të Këshillit për kthimin e Ullishtës në Valdanos

Kryetari Cungu reagon ndaj paraqitjes së djeshme të Këshillit për kthimin e Ullishtës në Valdanos dhe i rejtohet mediave me dekaratën në vijim:

Të nderuar qytetarë,

E ndjej si obligim që si Kryetar i Komunës të reagoj në paraqitjen e djeshme të Këshillit për kthimin e Ullishtës në Valdanos, me të cilin shprehën pakënaqësi ndër të tjera edhe ndaj Komunës së Ulqinit lidhur me këtë çështje.

Nazif Cungu Reagimi ndaj Valdanosit

Së pari dëshiroj që tua kujtoj, që me ardhjen tonë në pushtet për të parën herë është inicuar dhe institucionalizuar çështja e kthimit të Ullishtës në Valdanos, përkatësisht për të parën herë për këtë çështje është fituar përkrahja e vetëqeverisjes lokale, e cila në të vërtetë tenton ta zbatojë Deklaratën për Valdanos të cilën e ka aprovuar Kuvendi komunal i Ulqinit në vitin 2007
Menjëherë pas ardhjes time në postin e kryetarit të komunës jam qasur shqyrtimit të gjithanshëm të kësaj çështjeje dhe kërkimit të zgjidhjes së mundshme të pranueshme për të gjitha palët. Për këtë qëllim me të gjitha palët kam organizuar një sërë takimesh të përbashkëta, ku janë shqyrtuar të gjitha mundësitë. Menjëherë do të nxjerr përfundimin që negociatat kanë qenë shumë të vështira, sepse nga njëra anë kemi pasur përfaqësuesit e qeverisë të cilët kanë insistuar në qëndrimet e tyre që ullishta është pronë shtetërore, që procedura ka përfunduar, dhe se zgjidhja më e mirë është valorizimi turistik, e nga ana tjetër kemi ish pronarët të cilët me të drejtë thonë që Ullishta e Valdanosit shtetëzuar prej pronarëve të dikurshëm për ndërtimin e bazës ushtarake, me një kompensim të pashembullt simbolik të ish pronarëve, pasi që baza ushtarake nuk është ndërtuar vihet në pikëpyetje baza e mëtejme e mbajtjes në pronësi nga ana e shtetit të kësaj prone. Aqe më tepër pasi që nga dita e shtetëzimit ndërpritet çdo përkujdesje për mirëmbajtjen e atyre ullinjve, të cilët tani janë në këtë gjendje, e që kanë nevojë për një revitalizim të gjithanshëm.
Të papranueshme dhe tendencioze janë pohimet se Komuna nuk e zbaton vendimin e deekspropijim nga viti 2007. Në fakt sipas ligjit për shtetëzim, deekspropijimin e bënë drejtoria për patundshmëri – dmth organi republika e jo ai lokal, e atë me kërkesën e palës. Këtë shumë mirë e dinë përfaqësuesit e ish pronarëve, sepse për këtë kemi folur disa herë
Në fund dua të theksoj, se ky pushtet lokal, me mua në krye, edhe më tutje edhe përkundër të gjitha vështirësive do të insistojmë në zgjidhjen e këtij problem deri sat ë zgjidhet përfundimisht, pasi që ky është edhe programi politik i Forcës, të cilën unë e përfaqsoj, dhe me këtë çështje merremi që nga formimi dhe qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Por duhet kuptuar që mundësitë tona janë të kufizuara, pasi që këtu në fund të fundit bëhet fjalë për çështje politike dhe dëshirës politike të pushtetit qenror që këtë çështje ta zgjidhë. Këtë e dine edhe ish pronarët, kështu që besoj se të gjithë e kanë të qartë që reagimi i tyre është i pa vend.
Nazif Cungu Reagimi ndaj Valdanosit.2
Gjithashtu dëshiroj të shfrytëzoj rastin që të paraqes qëndrimin tone I cili tashmë dihet, që ne jemi kundër dhënies me qira të gjirit të Valdanosit, ashtu siç është vepruar më heret dhe si ka për qëllim të bëhet edhe kësaj radhe. Ne si pushtet lokal nuk kemi të drejtë të përkrahim atë që e kundërshton shumica e qytetarëve të Ulqinit, dhe çka është në kundërshtim me përfundimet e njëzëshme Kuvendit të Komunës së Ulqinit,. Dhe kësaj radhe I bëjmë thirrje Kshillit per privatizim që të heq dorë qëllimi I dhënies m,e qira të Valdanosit, sepse ajo edhe kësaj radhe nuk do të ketë sukses, pasi që asnjë investiture nuk do të investojë në zonat kontestuese pronësore, dhe për të cilat nuk ka përkrahjen e komunitetit dhe pushtetit lokal.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

14