GJEKA: Është koha e veprimit konkret,jo e deklaratave
Uqlin, 8 shkurt- Kryetari i Partisë Demokratike,z. Fatmir Gjeka, deputet i Koalicionit shqiptar në Parlamentin shtetëror të Malit të Zi,ka deklaruar për TV Teuta, se Shtëpia e shëndetit në Ulqin,duhet të mbetet me statusin e saj autonom nga fusha e financave dhe sistematizimit të vendeve të punës.
“Unë shumë shpejt,mbase këtë apo javën që vjen,do të kërkoj takim në Ministrinë e shëndetësisë në Podgoricë,për të prezantuar edhe kërkuar që institucioni kryesor shëndetësor në Ulqn mbetet me këtë status , e jo ashtu siç parashihet me Planin e riorganizimit të institucioneve shëndetësore në Mal të Zi”,- thekson z. Gjeka.
Në pyetjen e TVT, se UDSH ka bërë një ftesë publike për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit për të marrë qëndrim mbi çështjen e Shtëpisë së shëndetit,Gjekaj thotë se nuk ka të keqe asgjë kjo nismë,por Shtëpia e shëndetit është në varësi të qeverisë,përkatësisht të Ministrisë së shëndetësisë.Atje duhet të paraqesim dhe mbrojmë argumentet e autonomisë financiare dhe kadrovike të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.
Gjeka thotë se ky institucion shëndetësor ndodhet në një komunë me popullësi dominuese autoktone shqiptare.Këtu punojnë specialistë të njohur shqiptarë nga Komuna e Ulqinit,të njohur në përmasa rajonale, të cilët kanë afirmuar edhe vlerat shëndetësore të bregdetit të Ulqinit.
Kryetari i PD, deputet i Koalicionit shqiptar në pyetjen shtesë të TVT se a do të ishte më bindëse kërkesa për Shtëpinë e shëndetit nëse ,përveç deputetëve nga Ulqini,të jenë edhe përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të Shtëpisë së shëndetit, ajo e përkrah këtë, por thekson se për këtë çështje duhet të jemi unikë , me veprime konkrete, jo me deklarata për të fituar poena politikë.
Shërbimi për Informim i PD-se.