Dasmat dhe ceremonite martesore ne Anë të Malit – Video

January 18, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Dasma-e-Ulqinit-prezanton-vlerat-kulturore-të-Ulqinit-në-Top-ChannelE kaluara gjithmonë tërheq… Pas sugjerimeve të lexuesve tanë nga treva të ndryshme të Anës së Malit, menduam të nisim një cikël të traditës së hershme dhe ritualeve mbi proceset më të rëndësishme jetësore, siç janë dasma. Vendosëm ta nisim nga  Ana Malit, për respekt të lexuesve tanë atje, të cilët kanë qenë të parët që na kanë dhënë një ide të tillë. Për të folur për dasmën e Anës së Malit, sigurisht që më parë duhej parë me pleqrit e Anës Malit e të takoheshin njerëzit e duhur. Mirpo mbasi mundësin e kemi të limituar,ne do fillojmë të zbulojmë nga pak traditën e harruar të dasmës nga Ana e Malit nga Filmi “Era e Mollës” ku regjisor është bashkëkombësi ynë Emin Halili kurse protagonistët kryesor ishin Ibrahim Krajkova-Leci, Bislim Muçaj, Shani Pallaska etj.
Ceremoija e dasmes _nusja ne kalë

Ne zonen e Anës së Malit, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e dim a vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa fshatra dhe qytete). Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak , dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.

Duke iu kthyer kujtimeve filmike te “Era e Mollës”, pak me tej, ne ekstremin e Anë së Malit në disa video inçizime, nusja merrej e shoqeruar me flamurin kombetar. Madje, edhe ne qytetet e Ulqinit, respektohej ky veprim. Ne Ulqin si dhe në Anë të Malit, nusja e mbuluar, kryente ritualet, e percaktuara qarte, ndersa vjehrra, qe ate dite transformohej si “Zonja e pare e shtepise”.  Ne qytete, nuk dukej se mund te ndryshonin me shume ceremonite. Ato, fale perberjes te gjere demografike shqiptare, qe kishte maxhorance fshatare, kishin shume elemente tradicionale.

Sot ka ndryshuar shume ceremoniali martesor, pergjate periudhave te ndryshme ne Ulqin dhe në Anë të Malit. Dikur, shume arkaik dhe i perpikte, sot eshte me liberal dhe me pak i kontrolluar. Nderkohe, qe eshte pasuruar ne qytet, me elemente qe i afrohen dasmave, te vendeve evropiane.

Ne nje ceremonial te hershem, i cili na ka ardhur i gjalle, fale nje dokumentari te “Era e Mollës” ne fundvitet ’50, nje çift shqiptar, martohet sipas nje rituali, qe duket se eshte i percaktuar mire. Nusja eshte e mbuluar dhe eshte e veshur me kostumin popullor te zones, ndersa dhenderi po ashtu mban nje veshje kombetare te zgjedhur. Pak çaste, perpara se te futen ne shtepi, ajo pozon perpara te gjithe dasmoreve, ne krah te dhenderit. Eshte vjehrra, qe e para permes xhirimeve te shpejta te dokumentarit te kohes, e merr dhe ia vendos gishtat ne deren e shtepise.

Kjo eshte shenja e besimit. E cila perseritet, pak a shume ne te njejten menyre, ne te gjitha vendet, ne kete kohe, qe nuk jane pasqyruar ne dokumentar. Keshtu zhvillohej ceremoniali martesor, ne vitet ’50 ne Ulqin dhe Anë të Malit, sipas dokumentarit të Emin Halilit.
Dasma-e-Ulqinit-prezanton-vlerat-kulturore-të-Ulqinit.1

Ka ndryshuar shume, duke iu referuar koheve te dikurshme. Ose me sakte eshte nje institucion, qe gjithmone ka pesuar ndryshime. Mbase nje tregues eshte edhe migrimi i madh ne vend. Ku, kuptohet se shumica ende mundohet qe te respektojne traditen e vendeve nga kane ardhur. Por, duhet thene se neper qytete rituali martesor eshte reduktuar, fale koncepteve te reja dhe gjendjes ekonomike. Ndersa, eshte bere me shume si shenje shoe, tek familjet e pasuruara per te demostruar fuqine; eshte kthyer ne nje ‘torture’, per ata qe duhet ta bejne dhe qe nuk kane mundesi. Qe nderkohe, kane zgjedhur nje rruge tjeter duke e thjeshtuar ne mase, ne praktiken e kokteleve. Ka ndryshuar muzika, sepse ajo nuk eshte me si dikur, ku dominonin kenget kushtuar partise dhe kenget standarte. Epersia e ritualit te kesaj kohe ne rradhe te pare duket nga elementi i marrjes se nuses, i cili eshte kthyer ne nje demostrim, ku çdo “karvan” do te tregoje supremacine e tij, kundrejt te tjereve. Por, ajo qe duhet theksuar, eshte se ka ndryshuar shume marredhenia e brendshme ne mes dy bashkeshorteve. Vertete, ruhet deridiku ceremoniali, por te dy bashkeshortet kane me shume te drejta tek njeri-tjetri. Ata jane pjese integrale e dasmes dhe jane kthyer puthjet publike, mes ciftit, perpara dasmoreve, dikur element i ndaluar.
Dasma-e-Ulqinit-prezanton-vlerat-kulturore-të-Ulqinit

Tashme te gjitha çiftet deshirojne qe te filmohen dhe kameramani eshte pjese integrale e dasmes se familjes. Ne shtepite fshatare vazhdon elementi, ku dajat merren vesh me njeri-tjetrin, ndersa ne qytet ceremonia eshte pak me liberale. Atje ku behen ceremonite eshte taksative, qe numri i familjareve te dhenderit, te jete me i madh ne delegacionin ceremonial. Por, eshte kufizuar koha e pushimit pas martesor, kjo per shkak te pamundesise, per te gjetur shume kohe te lire. I gjithe ceremoniali, qe i jane shtuar edhe elemente evropiane, e kane bere dasmen shqiptare nje kategori, qe i afrohet shume, ceremonive evropiane te ketij lloji.

Lajme nga Ulqini
Video nga Filmi “Era e Mollës” – Emin Halili
1.

2.

3.

1