Prezantohet për herë të parë Shoqëria Artistike “ Tradita” nga Ana e Malit
December 31, 2012 | Shtypi / Mediji
Me 29.12.2012 ne mbremjen e te shtunes në kompleksin “ Lamiga” në Krythë të Anës së Malit, për herë të parë është prezantuar Shoqëria Artistike “ Tradita” nga Ana e Malit.
Po atë mbrëmje BKA-ja festoi edhe 1-vjetorin e punës së vet ku udhëheqësit e kësaj organizate shpalosen edhe të arriturat e tyre gjatë këtij viti.
Në themelimin dhe fillimin e punës së SHA “ Tradita” meritën më të madhe e ka vet BKA-ja me shpresën e vetme që tradita e kësaj zone të shpaloset më së miri jo vetëm në Ulqin por edhe më gjërë.
Kryetari i SHA “ Tradita” është zgjedhur Selatin Gjeloshi
BIZNIS KLUB ANAMALIT BKA
Foto nga 1 Vjetori i BKA-se dhe Promovimi i Sh.A.TRADITA Facebook