Koreodrama “ Kalendari” nga Ulqini shafqet ne Shkodër – Video
Koreodrama “Kalendari” e vënë në skenë nga trupa e artistëve të Ulqinit u shfaq në Teatrin Migjeni të Shkodrës si pjesë e rrugëtimit të saj nëpër skenat shqiptare në Ballkan.
Një dasem Ulqinake në të cilën përzihen këngët dhe valet e gjithë trevave shqiptare e nis këtë shfaqje, një rrugëtim e kësaj pjese të kombit e mbetur jasht trojeve etnike dhe mbyllja e kufirit janë pjesa hyrese e saj. Tradicionalja e cila bashkohet me modernen, konceptimi që përmes lëvizjeve të trupes së baletit nga Ulqini dhe interpretimit të aktorëve në skenë jepet mesazhi I kalvarit të Shqiptareve në shekullin e pavarësisë.
Një dëshirë e vjetër që ta sjellim në Shkodër shprehet organizatori I kësaj koreodrame Basri Milla. Modernja dhe tradicionalja si nga koreografia ashtu edhe nga muzika, rrugëtimi në shekullin e pavarësisë paraqitet mjaft mirë në këtë koreodramë e cila u soll me anë të mbështetjes finaciare të Këshillit Nacional të Shqiptarëve mbyllet me bashkimin e shqiptarëve dhe rrugën e tyre drejt BE-së. Koreodrama Kalendari do transmetohet ekskluzivisht në ekranin e TV1-Channel në ditet në vazhdim.
TV1 CHANNEL