LDMZ: Telegram ngushëllimin Ambasadores së SHBA në Podgoricë

December 19, 2012   | Shoqëria / Društvo

lidhja_demokratike_logo

              LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI

       DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO

 

 

     Nr.  320 / 12

Tuz , më    17.12. 2012

 

 

Kumtesë për opinion

 

KRYETARI BARDHI,  ME RASTIN E MASAKRËS NË SHKOLLËN FILLORE “Sandy Hook elementary School”  NJUTOVN TË KONEKTIKATIT, I DËRGOI TELEGRAMNGUSHËLLIMI AMABASADORES SË SHBA-VE, ZONJËS SUE K.BROWN

 

Në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Bardhi, në mes të tjerave, thuhet:

 

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Embassy of the United States of America

Ambasadores, Zonjës Sue K. Brown

 

P o d g o r i c ë

 

 

 

E nderuara Ambasadore,zonja Sue K. Brown,

 

 

Masakra e së premtes, e 14 dhjetorit, në qytetin e vogël  Newtown, në shkollën fillore “Sandy Hook elementary School” të Konektikatit (Connecticut), kur nje 24-vjeçar, me emrin Adam Lanza,  vrau 26 veta, prej të cilëve 20 fëmijë te moshave 6 -10 vjeç, ngjarje kjo që paraqet një nga incidentet më vdekjepruse, të vrasjes në masë, në historinë e SHBA-ve, na pikëlloi pa masë  edhe ne, shqiptarët në Malin e Zi. Kjo tragjedi, vrasja e fëmijëve, të cilët sa kanë nisur jetën, shkaktoi pikëllim të thellë dhe dhimbje të pakufi. Prandaj, e nderuara zonja Ambasadore Brown, në emër të të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të saj  dhe nga unë personalisht dhe shqiptarët, sot në Malin e Zi, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Ju lusim që ngushëllimet tona t’ja përcillni kryetarit,  zotëri Barak Obama e sidomos prindërve të fëmijëve të vrarë dhe familjarëve e farë e fisit të të gjithë të vrarëve në këtë masakër të paparë.

 

Me respekt.

 

KRYETARI,

Mehmet BARDHI

– thuhet, në mes të tjerave, në telegramin e ngushëllimit që kryetari i LD në MZ-së,

M. Bardhi, i dërgoi zonjes Sue K.Brown, Ambasadores së SHBA-ve në Podgoricë.