Në kufirin Sukobin – Muriqan, sekuestrohen 20 kg drogë
December 13, 2012 | Rajoni / Region
Është sekuestruar 20 kg drogë dhe janë arrestuar 2 persona në pikën kufitare të Muriqanit. Burimet thanë për alb-observer.com se polica ka vënë në pranga dy personat që po bënin trafikimin e lëndës narkotike.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 kur edhe u arrestuan shtetasit Maliq Hysenbelliu dhe Sonila Myftari nga Çorovoda.
Sipas policisë lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit dhe ishte ndarë në 40 pako.