Në Rozhajë u shënua 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festa e Flamurit
Të premten me 16 nëntor në Qendren për Kulturë në Rozhajë u shënua 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festa e Flamurit Kombëtarë
Nga Ali Daci
Këshillin Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi Festën e Falmurit dhe 100 –vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në mënyrë dinjitoze e ka shënuar edhe në qytetin e Rozhajës. Ka qenë e vogël salla e Qendres për Kulturë për të pranuar të gjithë shqiptrët por edhe të tjerët të cilët kanë marrë pjesë në këtë manifesti. Pas intonimit të Hymnit Kombetrë të pranishmit i përshendeti Ali Daci i cili i përgëzoj për festen jubilare gjithëkombetare dhe foli për përipetit e përdorimit të festës së Flamurit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Ai tha se festa e flamurit në Rozhajë u kremtua me 28 nëntor të vitit 1943 kur Rozhaja ishte nënprefekturë e Prefektur e prefekturës së Pejës dhe deri në vitin 1990 është shënuar me veshtirësi. Nga viti 1990 LD në MZ në mënyrë të organizuar ka shënuar këtë festë. Nga viti 2008 Festa e falmurit shenohet nën patronatin e KNSH-së. Historiani Isuf Daci foli për historikun e pamvarlsimit të Shqipërisë.
Kryetari i KNSH-së z. Tahir Tahiri në fjalën përshendetëse tha se Ky symbol I yni, theksoi me tej kryetari Tahiri,eshte embleme e ardhmerise qe na I hap shtigjet e bashkimit ne familjen e madhe te shteteve demokratike. Te udhehequr nga idealet me te larta te atdhedashurise dhe nga ky flamur patriotet me te mdhej te kombit dhe itelektualet e shquar shqiptare para 100 viteve e bene shqiperine shtet te pavarur e Sovran, theksoi Tahiri. Më duartrokitje u prit kryetari i Komunës së Kelmendit z. Gjerto Dukaj i cili përshendtei tëanishmit dhe theksoj se Kombi yne 100 vjet më parë do të copëtohej në mënyrë barbare, ndersa sot, koha eshte ne favorin e shqiptareve dhe ne duhet ta perdorim mire ate, per te punuar te bashkuar ne te mire te gjithe hapesirave shqiptare.
Pas 100 vitesh Kosova është e lirë dhe e pavarur, ndaj dhe ne kemi 100 arsye më shumë që të punojmë dhe të besojmë për një të ardhme të ndritur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sot, me shume se asnjehere tjeter të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën. Pastaj ka shtuar Dukaj se edhe ky takim, apo kjo feste eshte nje menyre e mire, por dhe keto kohet e fundit kemi krijuar nje tradite te pjesemarrjes ne eventet kulturore te trevave qe ndodhen afer dhe me lidhje jo vetem si shqiptare por edhe si kelmendas, sic jane ne Vuthaj, Rugove apo edhe sot ne Rozhaje. Në këtë manifetim për historinë e Shqiperisë dhe të Kosovës ka folur Shkodran Imeraj historian ndërsa në emrër të komunës së Deçanit festen u ka uruar Enver Osdautaj këshilltar komunal. Çun Lajçi ka hapur programin festiv më monologun etij të të njohur „Lahuta e Malcisë“ . Programin artistik me përformanicen e tyre e kanë begatuar Ansambli i këngëve dhe valleve i Qendres për Kulturrë i Rozhajës, Shoqata Kulturore „Jehona e Kelmendit“, Ansambli Autokton Folklorik „Rugova“ , kengetri i mirenjohur Malësori, këngëtaret Bali Kurpejoviq, Avdyl Husi, Isa Nikçi dhe këngetre e këngetre nga Rugova e Kelmendi. Ky manifetim u financua nga Fondi për Pakica në Mal të Zi.
Nga fjala pershendetese e kryetarit Tahir Tahiri ne Rozhaje, 16.11.2012
Te pranishmit te cilet ishin mbledhur per nder te Dites se Flamurit dhe 100 vjetorit te pavarsise I pershendeti dhe kryetari I KNSH-se Tahir Tahiri, I cili theksoi se dita e flamurit eshte nje dite e shenjte dhe madheshtore e kombit shqiptar. Kjo eshte nje prej datave dhe vlerave me te cmueshme te kombit tone, sepse ky flamur I mbajti te bashkuar per shekuj me rradhe te gjithe shqiptaret rreth idealit te tyre per liri e pavarsi. Ky symbol I yni, theksoi me tej kryetari Tahiri,eshte embleme e ardhmerise qe na I hap shtigjet e bashkimit ne familjen e madhe te shteteve demokratike. Te udhehequr nga idealet me te larta te atdhedashurise dhe nga ky flamur patriotet me te mdhej te kombit dhe itelektualet e shquar shqiptare para 100 viteve e bene shqiperine shtet te pavarur e Sovran, theksoi Tahiri. Pavarsia e shqiperise ,theksoi ai, gezoi pa mase mbare popullin shqiptare por edhe I deshperoi pa mase ata, sepse me teper se gjysma e shqiptareve mbeten jashte shtetit shqiptare. Marre ne pergjithesi shqiptaret sot, theksoi Tahiri ne fjalen e tij , megjithese te ndare ne shume shtete jane popull me I perparuar, me i zhvilluar , e me I arsimuar si ne shqiperi, kosove, e kudo tjeter ne ballkan. Mirpo shqiptaret ne Malin e Zi edhe pse ne disa aspekte kane perparime fatkeqsisht jane me pak ne numer se sa ishin para 100 viteve. Ku pothuajse cdo I dyti shqiptar eshte larguar nga vendi ku u lind dhe u rrit. Shembull tipik per kete eshte pikerisht Rozhaja, ku jemi tubuar edhe sot per te festuar kete 100 vjetor, ku para 100 viteve ne Rozhaje kishte mbi 85% shqiptare, kurse sot ne kete truall shqiptar jetojne me pak se 5%. Fati I njejte ka ndodh edhe me Plaven , Malesine, Krajen, Anen e Malit e Ulqinin. Kurse Tivari , per shkak te mergimit dhe asimilimit te shqiptareve ketu, si qytet dikur I njohur si shqiptar, sot fatkeqsisht nuk esht I tille. Ne kete feste te madhe kombetare ,tha ne fjalen e tije Z.Tahiri , ne shqiptaret ne Malin e Zi kerkojme me te drejte kushte me te mira per jete dhe te drejta me te medha kombetare, te cilat po na mohohen dita dites e qe na takojne sepse jemi popull autokton ne trojet e veta shekullore. Per kete ,theksoi ne fjalen e tij Z.Tahiri, eshte e nevojshme qe I gjithe faktori politik shqiptare ne Malin e Zit e jete unik e I bashkuar sepse vetem si te bashkuar do te mund te arrijme qellimet dhe kerkesat tona per te miren e femijve tane e te brezave qe vijne pas nesh.
Rozhaje, me 16.11.2012
Për me shum Foto :Ali Daci Facebook