KNSH-ja: Urime festa e Kurban Bajramit
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr.78/12
Ulqin, 26.10. 2012
URIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Të nderuar besimtarë shqiptarë të fesë Islame!
Kam nderin që në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, të uroj të gjithë Ju, besimtarë e fesë Islame, festën e madhe të Kurban Bajramit.
Festa e Kurban Bajrami është një ndër ditët ma të rëndësishme për besimtarët myslimanë, ditë e cila i kujton çdo besimtari, se sakrifica është themeli i të gjitha të mirave njerëzore e kombëtare .
Ditët e kësaj feste janë ditë të cilat reflektojnë mirëkuptim, dashuri, respekt e tolerancë mes të afërmve,fqinjëve, miqëve e shokëve si dhe mes të gjithë njerëzve në botë.
Sjelltë kjo festë në shtëpitë e shqiptarëve, paqe,gëzim e dashuri mes njëri tjetrit, në të mirë të shoqërisë dhe kombit që përfaqësojmë.
Zoti qoftë gjithëmonë me shqiptarët dhe i bekoftë familjet tona.
Kryetari,
Tahir Tahiri d.v.