Nora dhe Roberti anulojn dasmën
September 8, 2012 | Lajmet / Vijesti
Ishte parashikuar që dasma e tyre të mbahej këtë fillim vjeshte, pra në shtator, por këngëtarja Nora Istrefi, ndërsa ka qenë këtë numër personazhi i kopertinës së njërës prej revistave më të njohura në Kosovë, ka deklaruar se ceremonia e saj martesore është anuluar. Të paktën për këtë vit.
Angazhimet e shumta të Norës dhe Robertit, kanë bërë që ata të dy të mbeten pa martuar… Megjithatë, siç ka rrëfyer këngëtarja, martesa nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre, sepse ata prej vitesh jetojnë bashkë dhe kanë një dashuri të konsoliduar tashmë.
Bluetooth