Shtatë medalje për taekwondo Ulqinin në turneun Korçulla open Croatia + Foto
Shtatë medalje për taekwondo Ulqinin në turneun Korçulla open Croatia.
Me datë 25-26.082012 në Korçulla të Kroacisë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së.
Në turne morën pjesë 350 garues nga nëntë shtete rajonale.
Klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me pesë garues, të cilët fituan gjithësejt 7 medalje: 3 të arta, 1 e argjemdë dhe 3 të bronzit.
Me medalje u kurorzuan.
Bojan Vladisavljevic medalje e artë në diciplinën e Formave, ndërsa medalje e argjend në diciplinën e dyluftimit.
Medina Kanaqi medalje e arte në diciplinën e formave, ndërsa medalje e bronzit në diciplinën e dyluftimit.
Esad Kraja medalje e bronzit në dyluftim.
Artan Fici medalje e bronzit në dyluftim.
Fikret Dushku medalje e artë në diciplinën e formave.