Komuna e Ulqinit: Telegram ngushllimi
Familjes së të ndjerit Arbën Xhaferi,
Telengram ngushëllimi
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të veprimtarit tonë, Arbën Xhaferi.
Arbëni do të mbahet mend gjatë si një nga politikanët, intelektualët dhe mendimtarët më të ndritur të qytetërimit tonë i cili ndër të tjera dha një kontribut të veçant në avansimin e mendimit politik shqiptar.
Ndarja e tij nga jeta, është humbje e madhe për të gjithë ne, por puna dhe veprimtaria e tij do të mbetet e përjetshme në kujtesen e kombit tonë.
Në emrin tim personal dhe në emer të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit, më lejoni t’ju shpreh ngushllimet më të thella për humbjen e njeriut tuaj të dashur.
U prehtë në paqë!
Kryetari i Komunës së Ulqinit
Nazif Cungu