KNSH: Urim për festën e bajramit të madh
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 66 / 12
Ulqin, me 17. 08. 2012
URIM PËR FESTËN E BAJRAMIT TË MADH
Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e fesë Islame, shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.
Urojmë që kjo festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë të jetës sonë, në familje,në punë, e në shoqëri, gjithmonë në të mirë të kombit.
Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit edhe ma të madh me njëri tjetrin, si një vlerë e domosdoshme edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të brezave që vijnë duke vënë interesin e përgjithshëm mbi intertesat përsonale.
Dhashtë Zoti, që Festa e Bajramit, të stolisë familjet tona me gëzim, dashuri, mirëkuptim e solidaritet të ndërsjellë mes njerëzve.
Gëzuar festën e Bajramit, për jetë e mot !