Kuotat, Tarifat dhe udhezime per regjistrim ne Universitetet e Republikes se Shqiperise 2012-2013
Kuotat, Tarifat dhe udhezime per regjistrim ne Universitetet e Republikes se Shqiperise 2012-2013
Ministria e Arsimit dhe Shkencer e Republikes se Shqiperise ka bere publike ne faqen e vet zyrtare ne internet kuotat e miratuara, tarifat dhe disa udhezime per regjistrimin ne Universitetet shqiptare per vitin akademik 2012-2013. Me ane te vendimit nr. 420, date 27.06.2012, jane miratuar kuotat per studim edhe per studentet nga trojet shqiptare jasht kufinjeve te shtetit Shqiptar. Shperndarja e kuotave sipas lendeve per studentet nga Mali I Zi eshte e paraqitur ne tabelen 2. Kete vit aplikimi do te behet prane universiteteve perkatese, gje qe eshte e sqaruar ne piken 4 te ketij vendimi.
Sipas Udhezimit nr. 14, date 20.06.2012, studentet nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet te aplokojne prane Institucioneve te Arsimit te Larte ne datat 1-15 Shtator 2012. Listat e fituesve do te publikohen ne vende te dukshme prane fakulteteve perkatese me date 26 Shtator 2012. Perzgjedhja do te behet ne baze te notes mesatare te shkolles se mesme dhe notave per te cilat eshte percaktuar koeficient me I larte. Kandidatet qe shpallen fitues duhet te regjistrohen prane sekretarive mesimore te fakulteteve perkatese personalisht, ne datat 27 – 30 Shtator 2012. Dokumentat e percaktuara te A dhe B ne gjuhen shqipe ose ne original te cilit I bashkangjitet perkthimi I noterizuar ne Republiken e Shqiperise. Per regjistrim duhen paraqitur:
- Diplomen/Deftesat e shkolles se mesme
- Dokument identifikimi (Karte Identiteti/Pasaporte) dhe fotokopje te mjetit te identifikimit
- 2 fotografi
- Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1Â 600 lekesh e paguar ne zyrat e Postes Shqiptare per llogari te universitetit perkates.
Sipas Udhezimit nr 12, date 11. 07. 2012, studentet qe duan te vazhdojne studimet ne Universitetet e Arteve dhe Sporteve, datat e regjistrimeve jane te publikuara te faqja e internetit e fakultetit perkates. Pranimi ne keto dege behet sipas konkurseve q edo te mbahen ne datat:
- Universiteti I Arteve, Tirane                    27 Gusht – 1 Shtator 2012
- Akademia e Arteve, Shkoder                 27 Gusht – 1 Shtator 2012
- Universiteti I Sporteve, Tirane                29 – 31 Gusht 2012
- Universiteti I Shkodres (Edukim Fizik dhe Sporte)          27 – 29 Gusht 2012
Per regjistrim ne Universitetin Politeknik te Tiranes,ne deget Arkitekture dhe Arkitekt – Urbanist datat e konkurseve te pranimit jane 3 -5 Shtator 2012.
Tarifat per regjistrim ne keto konkurse ne te gjitha deget e Arteve dhe Sporteve jane 5Â 000 leke. Per konkurset e degeve te Universitetit Politeknik te Tiranes, tarifa e regjistrimit eshte 8Â 000 leke.
Nga Jehona Salaj
Këtu mundeni të shkarkoni dokumentat:
- Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në IAL Publike, Cikli i I Full time dhe Ciklit të Dytë2012-2013.pdf
- Udhëzimi për procedurat e pranimit.pdf
- Udhëzim për konkurset e pranimit cikli parë 2012-2013.pdf