Zgjedhet Asllan Llunji kryetar i Forcës Rinore
me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re të Forcës Rinore
Të mërkuren me datën 11.07.2012 në Hotelin ”Otrant” u mbajt Kuvendi i dytë zgjedhorë i Forumit Rinor të Forcës së rë demokratike. Përveç delegatëve të forumit dhe udhëheqësisë së punës të pranishëm ishin edhe kryetari i partisë z. Nazif Cungu, nënkryetari Xhaudet Cakuli, deputeti Genci Nimanbegu si dhe funksionarë të tjerë partiak.
Në këtë kuvend u aprovua Statuti i ri i Forumit Rinor, rregullorja e punës, program i forumit dhe u zgjodhën organet e Forumit: Këshilli i Forumit, Këshilli mbikqyrës dhe Kryesia e Forumit rinor.
Kryetar i Forumit Rinor është zgjedhur Asllan Llunji, kurse për nënkryetar u zgjodhen Eliana Hasanaga, Faik Nika dhe Behar Nikaj.
Kryetari i ri i Forcës Rinore tha se ai dhe udhëheqsia e re si qëllim kryesorë do të ketë stimulimin e të rinjve që të angazhohen edhe më tepër në çeshtjet politike dhe të krijojnë kuadro të reja profesionale në këtë fushë por njëkohësisht duke i stimuluar edhe në profesionalizimin e mëtejshëm të veprimtarive dhe profesioneve të tyre. Poashtu kryetari i ri i ka ftuar të gjithë të rinjët që tu bashkangjiten dhe së bashku të angazhohen për të drejtat e veta, të drejtat e të rinjve në Mal të Zi, të drejtat të cilat do të jenë të barabarta me të rinjët nga Bashkimi Europian.
Forca Rinore