Ftesë – MogUL: “Hyjmë në Valdanos – bregdeti është pronë publike!” 18.04.2012 në ora 12:00
Ju ftojmë të merrni pjesë në performancën rrugore, të cilën e organizon Monitoring Group Ulqin – MOGUL.
FTESË për MEDIA
Të nderuar,
Ju ftojmë në performancën që organizon Monitoring group Ulqin – MOG-UL.
Si rezultat i analizave të hollësishme të regullativave ligjore në fuqi dhe dokumenacionit që kemi grumbulluar konform Ligjit për qasjen e lirë të informatave, (që e kemi prezantuar ne press konferncën më 06 prill 2012), kemi verifikuar se ndalimi i hyrjes ne Valdanos bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Në performancë do të marrin pjesë aktivistët e organizatave të shoqërisë civile, si dhe qytetarët e interesuar që dëshirojnë të ushtrojnë të drejën e livizjes së lirë, tubimit paqësor dhe qasjes së lirë të bregdetit – të drejta që janë të garantuara me Kushtetut dhe ligje.
Performanca e quajtur Hyjmë në Valdanos! Bregdeti është pronë publike!” do të mbahet ditën e mërkurë, me 18 prill 2012, me fillim në ora 12:00, para hyrjes në Valdanos
Ju mirëpresim!
Xhemal M. Peroviq
Grupi Monitorues – MogUL, Ulqin.
Monitoring Group Ulqin