Ali Zhygjeli – Muzika që ruhet në shpirt – Video
Si të fillosh të bisedosh, dhe më von, edhe ti shkruash flalët, mendimet dhe një pjesë të jetës e këtij virtuozit të violinës a po qemales, siç e quan populli ynë. Është vështirë, pasi që Aliu flet shumë pak…është një njeri i jashtëzakonëshëm, modest. Një figur markante, i cili ende në moshën 77 vjeçare, tregon gjallëri dhe fuqi shpirtrore dhe fizike. Më duket se ai fletë, vetum me muzikën, të cilën ai e ka në shpirtë, dhe në secilën qelizë te qenijes së tij. Më tregon, se si fëmi në moshën 6 vjeçarë ka filluar ta marrë violinën në dorë, dhe të bëjnë muzikë ashtu siç e
ja ka degjuar veshi.. Kështu edhe sot Aliu në moshën 77 vjeçare bën muzikë pa nota.. Është vështirë të imagjinosh një gjë të till, por kur i degjon tingujt e muzikës nga qemalja nga duart e këti virtuozi të knaqët shpirti dhe trupi.. dhe atherë e kupton fuqin e shprehjes e muzikës së ti…
Aliu, e ka muzikën në gjene të trashiguar nga babai i ti Tahir Zhygjeli, i cili i pari në Ulqin ka sjellë një violin nga Mbretërija Otomane, nga Stamboli ku ka qenë i punësuar në një shtëpi të pasur. Në këtë shtëpi aristokrate ka njoftuar edhe nënën time Nazmijen, e cila është dashuruar në babën tim, pavarësishtë se babai ka qenë më vjetër. Por dashurija, ashtu si edhe muzika nuk ka kufinjë, dhe nëna ime më vonë vjen me baban tim me barkë në Ulqin… Babai im edhe ka komponuar këngë, posaçërishtë për dashni, dhe Nenës time ja ka dedikuar këngën e cila sot këndohet tek ne në Ulqin në secilën dasëm.
“Nën hije të limoni..te.. moj lulja Stambolili te”. Në bahçe ku ka punuar babaj im Tahiri, ka qenë një limon i madhë, ku, ai eshë takaur më nënën time. Ky limon ka qenë edhe inspirimi për këngën dhe më vonë edhe vallen, e cila sot këndohet dhe luhet në secilën pëllëmbnë tek ne. Kjo këngë tregon dashnin e madhe të babait tim për nënën time… Në moshën 6 vjeçare ka filluar edhe mua me më mësuar të bëjë muzikë me violinë. Për lezuas dhe adhurues të Aliut, ende kjo violinë a po “qemale” të cilën babai e Aliut e ka sjellë nga Stambolli, gjendet në shtëpin e ti, si një eksponat, dhe një egzemplar i rallë, ndoshta, edhe në rangun e atyre të mjeshtrave Italian, siç ka qenë Stradivari. Kjo violin trashigohet, dhe brez pas brezit do të jetë në shtëpin time, thotë Aliu me krenari, pasi që edhe i biri Mustafa, dhe nipat, janë dhe jetojnë, në botës e muzikës.
Babaj im Tahiri, vazhdon Aliu, me një nostalgji të dukshme, ka qenë një mjeshtër i madhë i muzikës, një virtuoz i rallë i violinës dhe muzikës popullore orijentale. Nga Stamboli , në Ulqin ka sjellë këngë të reja .. kurse nëna, më ardjen në Ulqin, në kohën kur femrat myslimane nuk kanë dal pa “Byrde,” ka sjellë një stil modern në veshën e asaj kohe tek ne në Ulqin. Më kujtohet se edhe Cafo Begu, e ka thirë për me bisedu, pasi që ka ndiku në femrat e asaj kohe”negativisht”. Dua të themë se Ulqini e ka tërhjek nënën time pasi që jeta këtu tek ne, ka pasur shumë ngjashmëri me jetën në Stamboll, por edhe rethanat politiko shoqërore e kanë ndal që të jetojn këtu. Fillimi i luftës nuk ka lejuer më, me u kthyer në Turqi , dhe kështu prindrit e mi kanë vazhduar jetën në Ulqin. Më vonë, pas 40 viteve kanë shkuar në vizitë në Turqi, ku ende atje kemi kushrinjët nga nëna.
Prandaj, nuk është për të çuditur që të gjithë ne, e kemi muzikën në shpirtë dhe në gjak. Mustafa , djali im, është bërë i njohur jo vetum si pedagog dhe profesor i muzikës,. por edhe ai, si babaj im Tahiri, dhe unë më vonë, ka filluar të bëjn dhe të merret me muzikë, nepër hotele me shokun e ti Mirkon.. Ajo ishte koha e shkëlqimit dhe koha e art e turizmit tonë, kur hotelet dhe plazhët tona kanë qenë plotë me mysafirë nga vendi dhe nga bota. Një kohë e jashtëzakonëshme, kur edhe unë kam punur në turizëm ne autokampin “Milena” si “hausmeister”.. Kurë i kujtohem asaj kohe, më shkojn lotët nga nostalgjija e madhe, pasi që jam i sigurt, se të gjithë ne, kemi jetuar shumë më mirë dhe më të knaqun se sot.
Kështu edhe unë, si babai im mua, e kam drejtuar djalin tim Mustafën në studimin e muzikës, konkret fizaharmonikës.. Gjithashtu, edhe nipat e mij tash më studion muzikën në Tiranë.. Ardi, violinën kurse Rioni fizharmonikën. Prandaj mundë të them, me plotë krenari dhe më një knaqësi të jashtëzakonishtë , se muzika dhe tingujt e saj do të vazhdojnë në shtëpin time, brez pas brezit.. Për këte jam shumë krenar,
dhe më duket se, edhe kur të ndroj jetë, shpirti im ka me gjetë prehje, sepse gjithmonë, ka me më përcjellë muzika, e posaçërishtë tingujt e instrumentim tim “qemales”..
Aliu ka filluar më ba muzikë me shokut e ti, të cilët si ai, kanë pasur talent dhe e kanë adhuruar muzikën popullore Ulqinake. Me Rifatin dhe Vehbiu Llazoren, me Beto Kashoxhën dhe posaçërishtë me Rexhep Abazin kanë themeluar në vitet 67 dhe 68 të shekullit të kaluar, grupin muzikor dhe folkloristik , i cili ka jap koncerte në Ulqin, por edhe jashtë Ulqinit. Këto entuzijasta pa ndërprerje kanë bër muzik edhe në dasma , synetllyke dhe në argtime të ndryshëm. Me një respekt të posaçëm, dhe me një pijetet të madhë fletë për Rexhepin dhe Vehbiun të cilët nuk jetojn më. Posaçërishtë për Rexhep Abazin i cili ka qenë një aktor i pa lodhur dhe një ndër themeluesët e trashigmisë e folklorit Ulqinakë.
“Dasma Ulqinake” e cila ende edhe sot, kur do si luhet, është një sinonim dhe një simbollë, një kujtim në Rexhep Abazit, si një ndër valtarët më të mirë të cilët i ka pasur qyteti ynë
Aliu, edhe sot nga një herë bën muzikë, por edhe bën emisione në TV, ku merrë pjesë edhe me ansamblin “Burimi” ku ai është antar ende edhe sot, në moshën 77 vjeçare.
Aliu është një njeri i “butë” siç thotë populli ynë, një njeri modest. Flet shum pak, dhe më kujtohet fjalija e parë e kësaj interviste, ku themë, se më duket se ai flet vetëm me muzikë, dhe me tingujt e “qemales” . Vështirë të ja nxjerrish ndonjë fjalë nga jeta e ti, nga rinija, ku më thotë se gati tre vite ka punuar edhe nepër Malë të Zi. I kujtohet puna e vështirë në tunel ke Pluzhina. Por edhe atje e kam pasur violinën me vehte, thotë Aliu. Kur kam pasur kohë kam bër muzikë, dhe u
a kam lehtësuar të gjithë atyre, pavarësisht nga kombi dhe kombësia çastet dhe momentet e vështirë në punë. Është vështirë sot, ta paramendosh punën dhe jetën në kushte të vështira pas luftes dytë botërore, pa familije, por, është dashur me mbijetu, i kujtohet Aliut koha më e vështirë e jetës së tij…
Por, unë kam pasur përparsi, pasi që në momentet e vështira kam pasur muzikën, e cila ka qenë ajo fuqi, e cila më ka mbajtë dhe më ka inspiru gjithmonë…pavarësisht nga kushtet dhe rethanat të cilat na i ka sjellë jeta.. Më vonë në ato kohët e arta të turizmit tonë, kemi arritë një jetë më të mirë dhe më të lehtë, dhe, natyrishtë kam pasur edhe kohë më tepër të merrem me muzikë. Kam bër, edhe ende do të bëj muzikë, deri te fundi i jetës time. Jam i knaqun dhe m
endoj se e kam arritë amanetin e babajt.
Muzika, tingujt e “qemales” dhe të harmonikës do të degjohen në shtëpin time edhe pas meje, dhe për te, them se, pa dëshim jam i knaqun me të gjithë ato se çka kam arritë në jetë.
Ndahem nga kjo figur markante e qytetit tonë. Më duket se pak kanë mbetë ato të cilët merren të themë më mirë, me këtë “mjeshtri”pasi që në kohën e “turbo “ folklut, jan ndruar edhe vlerat, por jo vetëm në muzikë. Prandaj është mirë, që peronazhet siç është Aliu të përmenden dhe ti shenojmë dhe mos ti harrojmë. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këto njerëz të cilat kanë shenuar qytetin tonë në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur edhe ta gëzojnë vendin e merituar në trashigëminë tonë. Aliu, pa dëshim meritonë një vend të posaçem.
Ulqin mars 2012.
Ismet KARAMANAGA