Shpallet shitja e një pjese të pronës së Rivierës së Ulqinit

March 29, 2012   | Real Estate

Këshilli për privatizim ka publikuar shpalljen për shitjen e një pjese të pronës së ndërmarrjes Hoteliero-turistike Riviera e Ulqinit, përmes ankandit publik me çmim fillestar prej 1.2 milionë euro.

Shitet trualli pranë ndërtesës joekonomike me sipërfaqe e 3 mijë e 300 metra katrorë, hapësira e magazinës 1 mijë 650 metra katrorë, si dhe ndërtesa ndihmese 14 metra katrorë. Në patundshmëritë e paraqitura nuk ka ngarkesa ose kufizime të regjistruara. Paraqitja dhe projektmarrëveshja e nënshkruar dorëzohen deri më 12 prill në orën 13, kurse ankandi publik do të mbahet më 20 prill në orën 12, në ndërtesën e Qeverisë.

Vitin e kaluar ka dështuar tenderi për shitjen e 63.62 për qind të aksioneve të ndërmarrjes Hoteliero turistike Riviera e Ulqinit, sepse ende nuk ishte paraqitur asnjë ofertë.

TVCG