Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare në Ulqin – 06.04.2012
dhe
Qendra për hulumtime ekonomike
O r g a n i z o j n ë
Konferencën e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
“PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT EKONOMIK RAJONAL NËN OPTIKËN E ZHVILLIMEVE EKONOMIKE LOKALE DHE NDIKIMI I SEKTORIT TË TURIZMIT NË TO”
Data. 06.04.2012 ne ora 11Salla e Kuvendit Komunal
Programi i Konferencës dhe Objektivat
Të nxitet interesimi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë që me punimet e veta kërkimore e shkencore të kontribuojnë në identifikimin e sfidave dhe të japin propozime dhe rekomandime për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit ekonomik shoqëror në nivel kombëtar, rajonal dhe global .
Identifikimi dhe vlerësimi i sfidave të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Malit të Zi dhe vendeve tjera rajonale në kushtet e globalizimit ekonomik .
Studimi i modeleve të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar të Malit të Zi dhe vendeve tjera rajonale të bazuara në zhvillimin e ekonomisë së tregut .
Prezantimi i aktiviteteve të institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare dhe rezultateve te tyre si kontribues se rritjes së punësimit dhe zvogëlimit të varfërisë në nivel nacional dhe rajonal
Tematika e konferencës:
1. Zhvillimi dhe përdorimi efektiv i Burimeve Njerëzore në zhvillimin e ekonomisë ne nivel lokal dhe kombëtar të Malit të Zi.
2. Mundësitë e rritjes së punësimit të bazuara në ndryshimet strukturale, ekonomiko shoqërore ne Mal të Zi dhe ne rajon.
3. Investimet ne sektorët strategjike dhe infrastrukture ne Ballkanin Perëndimor.
4. Menaxhimi efektiv i taksës turistike dhe te vendbanimit si komponentë esenciale te te ardhurave dhe investimeve infrastrukturore ne sektorin e turizmit
5. Menaxhimi i krizave ekonomike financiare, krijimi dhe përdorimi i suksesshëm i mekanizmave lokale e rajonale ne përpalljen me to.
6. Roli i administratës qendrore dhe lokale në zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe rajonale ne optiken e përdorimit me eficent dhe efektiv te burimeve dhe qeverisjes se përgjegjshme.
7. Ndryshimet dhe efektet ne proceset e zhvillimit ekonomik e shoqëror te teknologjive te komunikimit dhe efektet ne proceset globalizuese dhe ne flukset e ndërveprimeve ekonomike ne rajon.
8.Ndikimi i zhvillimeve teknologjike ne zhvillimin ekonomik
Këshilli shkencor i Konferencës do te seleksionoje 10 punimet me te mira të cilëve do të bëhet prezantimi në Konferencë.
Përparësi do te kenë punimet në fushën e menaxhimit të taksave turistike dhe të vendbanimit.
Punimet te shoqëruara me abstrakt nuk duhet te kalojnë 10 pg , Times New Roman 12, Singel Interlines.Punimet pranohen deri me dt.30 mars 2012.
Punimet qe do te pranohen ne konference do te botohen ne Buletinin Shkencor te Konferencës nr 4.
Këshilli shkencor i Konferencës stimulon punimet shkencore nga fusha e taksës lokale – taksa e vendbanimit dhe turistike dhe tre punimet me te mira ne këtë fushe veç pranimit ne konference do marrin edhe çmimet e mëposhtme:
1. Çmimi i pare 100 Euro
2. Çmimi i dyte 50 euro
Punimet mund të dorëzohen në adresën : centarulcinj@hotmail.com cel. 0038269265707
Kryetari i Komunës së Ulqinit
Nazif Cungu
Kryetari i Qendrës për hulumtime ekonomike
Elez Osmani