Rrezart Cungu serisht ne krye te Splitit
Me date18 shkurt në Split te Kroacis u mbajt turneu dy-ditorë i tenisit për grupmoshën 14-vjeçare në kuadër të KT ‘‘FIRULE‘‘. Në këtë garë morrën pjesë 14 garues djem. Njëri prej tyre ishte edhe teniseri nga KT “Bellevue” nga Ulqini, Rrezart Cungu i cili edhe kesaj radhe triumfoi dhe tregoi se fjala eshte per nje tenist perspektiv dhe i cili premton shume . Në xhiron e parë Rrezarti mundi Barun Bozho 6:1, 6:0, në gjysëmfinale mundi Rodin Slavko me rezultatin 6:1, 6:0, dhe kështu mbërriti deri në finale. Në finale u takua me Stipan Maxhar nga Kroacija të cilin e mundi 7:5, 6:0. Kjo eshte hera e dyte ne vitin 2012, qe Rrezarti shpallet i pari ne turnet e nivelit shtetror te Kroacis dhe shpërblehet me kup te arte.
Shpresojme qe ky te jete nje tregues i mire i cili paralajmeron se para Rrezartit eshte nje vite i shkelqyer me plote trofe.