Ministri Ibrahim Makolli vizitoi Ulqinin
Në takim morrën pjesë: Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe njëkohësisht edhe kryetar i paritsë FORCA, Nazif Cungu, deputetet ne parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu, Mehemt Bardhi, Vasel Sinishtaj dhe Mehmet Zenka, kryetar i PD-se Fatmir Gjekaj dhe kryetar i kuvendit te Komunes së Ulqinit Milazim Mustafa, kryetar i levizjes „Perspektiva” Amir Hollaj, kryetar i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, kryetar i PPD-se Ali Rexha dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në MZ Tahir Tahiri.
Pas takimit me subjektet politike shqiptare Ministri Makoli ishte musafir i Kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili e priti ne kabinetin e tij.
Kryetari Cungu shprehi kenaqësi të veçantë për vizitën e ministrit dhe mirnjohje për angazhimin në orgaizmim e diasporës dhe ftesës së tijë për pjesëmarrje në forume që në të ardhmen do t’i organizojë Ministria. Kryetari me kënaqësi pranoi që përfaqësuesit e Komunës të marrin pjesë në forume të tilla të cilat mund të shrytyzohen për promovim të turizmit dhe për ftesë diasorës që të investojnë ne Ulqin dhe ti sigurojnë që po behen përpjekje maksmale në aprovimin e planeve urbanistike dhe me hartimet e strategjive zhvillimore dhe të rregullimit të infrastrukturës komunale të Ulqniit, e që janë parakushte për realizimin e investimeve.
Ministri Makolli me këtë rast e falënderoi z Cungun për mirëpritje dhe organzimin e takimit ku ishin prezent të gjithë subjektet politike shqiptare dhe ftoi edhe njlherë që të githë të marrin pjesë në hartimin strategjive për diaspore, të cilën e konsideron diasporë të përbashkët.
Kjo eshte vizita e parë e një përfaqësuesi të qeverisë së Kosovës ne Ulqin. Ministri Makolli ishte mysafir nderit në Festivalin e VII të femijeve që përfundoi mbrëmë.
Kabineti i Kryetarit të Komunës
Komuna e Ulqinit