Përfundon në Ulqin festivali VII i këngës për fëmijë 2012
Me datat 28 dhe 29 janar në Pallatin e kulturës në Ulqin u mbajt edicioni i shtatë i Festivalit të këngës për fëmijë.
Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 26 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra,Gjakova, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.
Është kjo një ngarje më e rëndësishme kulturore që në Ulqin organizohet në këtë fillim viti .Si edhe herëve tjera edhe kësaj radhe marrin pjesë fëmijët këngëtarë nga Mali i Zi,Kosova,Maqedonia dhe Shqipëria. Më 28 janar para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan 13 këngë konkuruese ndërsa po aq do të garojnë edhe më 29 janar.
Festivali VII i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2012″ organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin nën patronatin e Komunës së Ulqinit me organizatorët:
Drejtori i festivali : Nail Draga
Udheheqes artisitik : Jusuf Cufo Lika
Koreograf : Musa Hoxha
Skenografia : Agron Ujkashi
Udheheqes i korit : Islam Axhemi
Menaxher i festivalit : Cani Lazoja
Koordinator : Gazmend Kovaçi
Udheheqes teknik : Skender Kurmemi
Studio & Inqizimet : Shefko Dabi
Më 28 janar para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan 13 këngë konkuruese ndërsa po aq do të garojnë edhe më 29 janar.
Nata e parë 29.01.2012
1. Melita Shata
2. Altuna dhe Xhumana Haveriq
3. Fiolbardha Syla
4. Leart Hasanaga
5.Anja Ajkovic
6.Sabin Islami
7.Grupi Princeshat
8.Dorina Cobaj
9.Roni Morina
10.Bernadeta Rudovic
11.Bozidarka Kaludjerovic
12.Besart Llazorja
13. Fjola Maraj
Edhe në natën e dytë më 29.janar 2012 para një auditorijumi të përzgjedhur u prezantuan edhe 13 këngë konkuruese të tjera.
Nata e dytë 29.01.2012
1.Rukije Katana
2.Kejsi Rrusta
3.Barbara Shkreli
4.Isabella Llukiq
5.Hëna Lunji
6.Milena Jovicevic
7.Lisa Nimanbegu
8.Hafize Lamoja
9. Leart Milla
10.Samra Hajdarpashiq
11.Shpresarta Sadriu
12. Dion Cobaj
13.Arina Kollari
Këngëtarja e re nga Ulqini, Hëna Lunji është fituese e Çmimit të Parë të edicionit VII të Festivalit të Këngës për Fëmijë në Ulqin 2012. Juria e vlerësoi këngën e saj “Miza dhe mushkonja”, me tekst të Fatime Kulli, ndërsa me muzikë dhe orkestrim të Islam Axhemit.
Çmimin e dytë në këtë festival e fitoi Anja Ajkoviq kurse vendin e tretë e ndanë Kejsi Rrusta dhe Barbara Shkreli.
Ndërkaq për interpretim Çmimin e Parë e mori Hafize Lamoja, Çmimi për tekstin më të mire – Lisa Nimanbegu.
Kurse çmimi Special i Festivalit, “Fiqri Hasanaga”, u u akordua vogëlushes Dorina Çobajt.
Festivali VII i Këngës për Fëmijë u organizua nga Qendra e Kulturës Ulqin dhe Shkolla e muzikës nën patronatin e Komunës së Ulqinit.
Dërgoni Fotografiat e juaja nga Festivali 2012