Nazif Cungu mbi parimet e Organizatës Turistike të Ulqinit që nga 2007

January 14, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Opinione

Nazif Cungu pretendon se dikush bllokon krijimin e Organizates Turistike Ulqinake që do ti mbroj interesat e gjithë qytetarëve të Ulqinit.Aj spjegon se çfar do të jet e Organizata Turistike Ulqinake që u desht të krijohet qysh në vitin 2002.
Ky udhëzues implementues është hartuar nga grupi analizues për turizmin. I njëjti grup ka hartuar një deklaratë parimore mbi të njëjtën temë dhe rekomandohet që të dy dokumentet të lexohen meqë ato e plotësojnë njëri-tjetrin.
Situata aktuale, ndryshimet dhe pengesat janë përshkruar në Deklaratën Parimore.
Pavarësisht lëvizjeve serioze të ndërmarra nga Ulqin Biznis Asociacionit (UBA) për të rikthyer praktikat centralizuese, Asociacioni i Komunave të Malit te Zi (AKM) synon të shfrytëzojë pasuritë e tyre si përpjekje për të ruajtur të drejtën e komunave për vetëqeverisje lokale. Në praktikë, të parat që preken nga kjo praktikë janë të drejtat pronësore mbi patundshmërinë dhe, si pasojë, mungojnë investimet e huaja.
Në këtë udhëzues janë përfshirë dokumentet e mëposhtme:
• Organizata e Turizmit në Ulqin
• Bordi Ulqinak i Turizmit
• Pyetësori “Vendet turistike në komun të Ulqinit
• Zyrat e Turizmit në Komunen e Ulqinit
• Burime Informacioni për Praktikat e Mira

SUPOZIME
I. Qëllimi kryesor i Organizatës Turistike të Ulqinit:

Ulqini duhet të ketë një strukturë të shëndoshë të rrjetit të turizmit për të huajt, duke përfshirë sektorët publik dhe privat në nivelet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
II. Qëllimet e menjëhershme operacionale:
(1) Është bërë një studim kombëtar mbi vendet atraktive në Ulqin
(2) Duhet hapur Zyra të Turizmit në komunen e Ulqinit. Ato drejtohen ose nga vetë komuna ose në bashkëpunim me Shoqatën lokale të Turizmit. Veprimtaria e tyre drejtohet nga tregu.
(3) Duhet filluar punën Komisioni Ulqinak i Turizmit (KUT), i përbërë nga përfaqësues të qeverisë qendrore (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë) dhe komunave (përfaqësuesit e UBA).
(4) KUT-ja duhet themeluar „Bordin e Promovimin (të Turizmit) të Ulqinit “, i cili implementon Manaxhimin e Destinacionit dhe Marketingun e Destinacionit për Ulqinin.
III. Palët kryesore të interesuara:
(1) Mikpritësi/t në destinacion, të përfaqësuar nga:
(a) Komisioni Ulqinak i Turizmin (KUT) dhe Bordi i Promovimit (të Turizmit) të Ulqinit, duke përfshirë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MIT);
(b) Shoqatat e Turizmit, UBA dhe komunat duke përfshirë Zyrat e
Informacionit Turistik në nivelin lokal;
(c) Sektorët Kulturor dhe Civil (OJQ-të);
(d) Sektori privat: Operatorët e ekskursioneve për turistët e huaj, agjentët e ekskursioneve, hotelierët, pronarët e restoranteve, kompanitë e transportit, qendrat argëtuese dhe përfaqësuesit e industrive të tjera për kalimin e kohës së lirë dhe të industrisë turistike;
(2) Vizitorët/mysafirët dhe partnerët e tyre të kontraktuar (Operatorët e ekskursioneve të tregut burimor, agjentët e ekskursioneve dhe kompanitë e transportit).
IV. Detyrat e Zyrave të Turizmit:
Shërbimi ndaj vizitorëve dhe marketingu i brendshëm do të jetë detyra kryesore e Zyrave të ardhshme komunale të Turizmit Ulqinak. Shtojca “Shërbimi ndaj vizitorëve” jep një studim të hollësishëm duke përfshirë detyrat, pajisjet, stafin, investimet dhe këshillat se si të fillohet.

4