Miriam Cani, një emër që shet…!
January 6, 2012 | Lajmet / Vijesti
Tashmë dihet që imazhi i emrave të njohur të skenës mund të jenë një objekt mjaft ndjellës ndaj blerësve, prandaj edhe një prej dyqaneve më të njohura në kryeqytet ka vendosur që të përdorë fytyrën e Miriam Canit për të shitur produktet e saj.
Pasi ka vendosur të jetojë përkohësisht në Tiranë, këngëtarja e suksesshme ka pranuar të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet për të justifikuar jetesën në kryeqytet.
Kjo e ka shtyrë që të pranojë të firmosë një kontratë me dyqanin e bizhuterive dhe të jetë imazhi i tij për një vit. Nuk dihet ende se cila është shifra që e ka joshur Miriamin për qenë reklama e këtij biznesi, por padyshim do të ketë qenë e kënaqshme…!
Koha Net