Pse nuk nxiten bashkatdhetarët për investime në Ulqin
Nuk ekziston pritshmëri në rritje në mesin e politikëbërësve, agjencive donatore, specialistëve të zhvillimit dhe publikut të informuar më gjerësisht mbi rolin që Diaspora e Ulqinit duhet ta luajë në zhvillimin e Ulqinit.
Ende nuk ka të dhëna të besueshme të regjistruara mbi migrimin në Ulqin, prandaj mbetet jashtëzakonisht vështirë për të marrë informacione të sakta mbi Diasporën e shqiptareve në Mal të Zi.
Vlerësimi i përgjithshëm ende i diskutueshëm është 12 mijë deri 15 mijë njerëz. Gjermania me 2000 dhe Zvicra me 3000 kurse në SHBA vlersohet se ka 10 mijë shqiptarë të Malit të Zi.
Duke supozuar se madhësia e vlerësuar e Diasporës shqiptare në Mal të Zi ende nuk është e saktë dhe se vlerësimi i Zyrës Statistikore Monstat kalxon ndryshe.
Mund të përfundohet se pothuajse çdo i treti shqiptarë i Malit të Zi jeton sot jashtë vendit.
Mërgimtarët dhe Diaspora mund të kontribuojnë në vendet e prejardhjes në shumë mënyra përveç nga vetëm dërgimi i të hollave. Këto kontribute janë më pak të prekshme se dërgesat në të holla, por jo edhe domosdomoshmërisht më të parëndësishme. Për shembull, ato do të mund të kontribuonin në rritjen ekonomike nëpërmjet të themelimit të ndërmarrjeve vetë ose duke u ndihmuar familjeve dhe të afërmve të vepronin ashtu.
Organizimi i Diasporës në Ulqin
Autoritetet qeveritare në Ulqin duhet t’i angazhojnë bashkësitë e Diasporës si partnerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Dialogu ndërmjet Qeverisë së Ulqinit dhe bashkësive të
Diasporës duhet të institucionalizohet dhe të çojë në bashkëpunim konkret, bazuar në potencialin e vërtetë të Diasporës.
Ulqini,mërgimtarët duhen trajtuar ndryshe
Paratë e mërgimtarëve shqiptar harxhohen për ndërtimin e shtëpive, ahengjet familjare, dërgesat te familja, kurse shumë pak ose aspak të dedikohen për investime. Edhe pse mërgimtarët sjellin afër 50 milion euro në Mal të Zi, duke shpëtuar kështu stabilitetin makroekonomik të shtetit, ato nuk janë aspak të interesuar të krijojnë biznese të reja në vendlindje, edhe pse shumë prej tyre janë sprovuar me sukses në biznese në vendet e jashtme. Ekonomia e Ulqinit ka një varshmëri të madhe nga remitencat e mërgimtarëve, të cilat marrin pjesë me mbi 10 përqind të Brutoprodhimin vendor.
Njohësit e çështjeve ekonomike shprehen se për ritjen e interesimit të mërgimtarëve për të investuar në vendlindje duhet tu kushtohet më shumë kujdes që ato të ndjehen të mirëseardhur e jo si jetima.
Gjithashtu mërgimtarët duhet të informohen për mundësitë dhe potencialin real për investime nëpër komuna, kurse vizitat e drejpërdejta të eshalloneve të ndryshme qeveritare në vendet ku ata punojnë, është formë e mirë e komunikimit me mërgimtarët.
Hapi i parë që duhet bërë në drejtim të ngjalljes së interesit për investime të mërgimtarëve, është që ata të ndjejnë siguri dhe të motivohen për të investuar dhe jo të maltretohen në vendkalimet kufitare.
Mërgimtarët duhet të ndjejnë ngrohtësi kur vijnë në vendlindje dhe të ndjehen të mirëseardhur, por ata e ndjejnë veten jetima dhe shikohen këtu me sy tjetër. Puna tjetër është rregullimi i kushteve për investim, pasi ndodh që të humbet kohë 5-6 muaj për nxjerjen e një dokumenti. Mërgimtari vjen me mjete materiale për të investuar dhe i nevojitet qasje e barabartë.
Mërgimtarët vijnë vetëm për disa javë dhe shkojnë. Nuk e dinë se si dhe ku mund të investohet, cilat janë lehëstimet, çka mungon dhe për çka ka nevojë këtu. Duhet të gjithë më shumë të angazhohen, që nga nivelet më ulta, nga komunat e deri ato më të larta qeveritare, për ti informuar ata, për ta bërë këtë, nevojitet përkrahje institucionale për investime. Njerëzit që jetojnë jashtë nuk kanë asnjë informacion për kushtet e ndryshme dhe beneficionet që oforohen nga shteti për investime, s’dijnë se si të aplikojnë dhe komunat duhet të jenë moderator në këtë drejtim.
Ndërkaq, ekspertët ekonomik shprehen se partitët politike nuk duhet të kujtohen për mërgimtarët vetëm kur ata vijnë për festat, por kërkojnë që tu kushtohet një vëmendje dhe një kujdes më i madh me punë konkrete. “Me qëllim që interesi i të dyja palëve të jetë i përbashkët dhe afatgjatë, duke favorizuar zhvillimit ekonomik të vendit, punët duhet konkretizuar dhe kanalizuar shumë më mirë se deri tani. Fillimisht përfaqësuesit shtetëror duhet t’i lënë deklaratat e shumta dhe premtimet parazgjedhore.
Për tërheqjen e kapitalit të mërgimtarëve në vendlindje, medoemos duhet të ndryshojë trajmi i tyre nëse duam që ata të vijnë të investojnë. Ndryshimi duhet të fillojë qysh nga trajtimi i tyre në kufirin shtetëror. Mërgimtarët duhet parë jo vetëm si bashkëqytetar të barabartë me të gjithë shtetasit e tjerë, por edhe si invesitor dhe sipërmarës të vyeshëm. Situata politike stabile dhe siguria në vend paraqesin faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve nga ana e mërgimtarëve. Veprimet e pamatura dhe deklaratat nacionaliste të dhëna nga përfaqësues shtetëror dhe partiak, e tensionojnë situatën politike në vend, me çka i shtyjnë ato të mos investojnë.
Lexuesi nga Diaspora