Kuvendi i Ulqinit hudh poshtë projektligjin për të mirat detare
Ligji i ri për të mirat detare nuk duhet të kalojë, ky është përfundimi për të cilin njëzëri u pajtuan pozita dhe opozita në parlamentin lokal të Ulqinit.
Edhe pse mendimi për këtë çështje në parlamentin lokal ishte i njëjtë, përsëri nuk mungoj debati rreth asaj se kush është fajtor për gjendjen aktuale sidomos për kufirin e të mirave detare.
Këshilltarët ranë dakord se ligji i propozuar nuk ofron zgjidhje më të mirë nga ligji aktual dhe se ruan menaxhimin e zonës detare njëjtë si deri tani, gjë që konsiderohen e papranueshme, shkruan DN.
Politikologu Dritan Abazoviq, i cili mori pjesë në punimet e parlamentit në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, saktësisht organizatës Mogul, tha se është koha për t’i dhënë fund thithjes legale të të hollave nga Ulqini.
“Kufiri i zonës së të mirave detare është i turpshëm dhe kriminal. A ka dikush që mendon se njerëzit nga Ulqini nuk kanë të drejta të njëjta si qytetarët e komunave të tjera bregdetare në Mal të Zi. Tani është koha për të korrigjuar padrejtësinë historike,” tha Abazoviq.
Këshilltarët ranë gjithashtu dakord se është e nevojshme për të siguruar kompetencë më të madhe të pushtetit lokal në zonën detare, kurse me kërkesën e përfaqësuesit të OJQ-së Mogul, Dritan Abazoviqit është miratuar edhe përfundimi ku thuhet se projekt ligji i propozuar nuk është në përputhje me interesat e qytetarëve të Ulqinit.
Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu tha se kjo parti ka për të luftuar kundër abuzimit me ligje që dëmtojnë interesat e komunës dhe qytetareve të Ulqinit në këtë zonë. /Ulqini Online/
[flv]http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv[/flv]