Noizy, MC Kreshës: Sillu mirë me Rozin
December 9, 2011 | Lajmet / Vijesti
Tashmë është bërë publike lidhja e këngëtares Rozana Radi dhe reperit Mc Kresha.
Ndërkaq, reperi nga Shqipëria, Noizy, ia ka përcjellë një mesazh paralajmërues-kërcënues reperit kosovar.
Noizy, i cili është mik me Rozin, i cili ka bashkëpunuar me të në dy këngë, është shprehur së fundmi me shaka se nëse MC Kresha nuk sillet mirë me Rozana Radin, ai do të ketë punë me të, pra me Noizyn, shkruan “Standard”.
Rozana dhe MC Kresha ditë më parë kanë paralajmëruar se së shpejti do të realizojnë edhe videoklipin e këngës “Jabadabadu”.
Standard