MC Kresha, Flaka dhe Rina lansojnë klipin e “Si Bass”
November 5, 2011 | Lajmet / Vijesti
Është lansuar klipi i treshes Mc Kresha, Flaka Krelani dhe Rina Abdylit, kjo e fundit një këngëtare e re në skenën muzikore.
Kënga “Si Bass” është një përzierje e dy zhanreve të muzikës, hip-hop dhe asaj rok, që i përshtatet kështu stilit të muzikës që e këndojnë treshja e përmendur.
Për realizimin e videoklipit të kësaj kënge është përkujdesur produksioni “Entermedia”. Atë mund ta shikoni në videon më poshtë.
Telegrafi