Mr.Jakup Murati kryeadministrator i ri i komunës së Ulqinit
Në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Ulqinit, ndër të tjerë, do të shkarkojë kryeadministratorin aktual, Pjetër Lulgjuraj edhe në këtë post të rëndësishëm të qeverisjes vendore, është propozuar funksionari i Lartë i Forcës së Re Demokratike, Mr.Jakup Murati, shkruan KosovaLive.
Zëvendësimet, largimet dhe emërimet e reja në komunën e Ulqinit priten neser.Në mbledhjen e nesërme priten edhe shkarkime dhe emërime tjera të trupave dhe organeve udhëheqëse të komunës së Ulqinit.Zyrtarisht, sqarohet se konkretizimi i posteve të tyre do të bëhet gjatë javëve në vijim.
Shkarkimi i trupave punuese të Kuvendit
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për zgjedhje dhe emërime,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit zgjedhor komunal,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për Statut dhe dispozita,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim të Komunës,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për bashkëpunim ndër – komunal dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunim me diasporë,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për veprimtari shoqërore, parashtresa dhe ankesa,
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës dhe veprimtari komunale – banesore,
10. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për barazi gjinore,
11. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për mbrojtjen e midisit jetësor,
12. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për dhënien e propozimeve për emërtimin e lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve,
13. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet dhe aftësi të kufizuar etj.