Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu,me të punësuarit e administratës lokale
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu në ditën e parë të punës së tij organizoi një takim të drejtëpërdrejtë me të gjithë të punësuarit e administratës lokale.
Duke përshëndetur të pranishmit kryetari Cungu fillimisht kërkoi depolitizim në Komunë, bashkëpunim të ndërsjelltë dhe respektim të obligimeve dhe detyrave të sejcilit të punësuar. Kjo sipas tij, ka synim funksionimin e administrates moderne dhe në shërbim të qytetarit. Duke llogaritur në angazhimin e të gjithëve dhe në potencialin intelektual të tyre kryetari Cungu shrehu bindjen në tejkalimin e problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet komuna jonë.
Në fund ai nenvizoi se në institucionin e Kryetarit të punësuarit mund të llogarisin përherë në një partner korrekt.
Municipality of Ulcinj / Ulqin