Reagojnë deputet shqiptarë Bardhi,Nimanbegu,Sinishtaj dhe Zenka – Video
Kryetari dhe deputeti i LDnëMZ, Memet Bardhi , ka thënë se” Shembulli më tipik për shkeljet që vazhdojnë të na bëhen ne shqiptarëve në Mal të Zi është shembulli i djeshëm. Megjithëse ne vendosem që duke marrë pjesë në sistemin politik, duke mare pjesë në institucionet politike dhe shtetërore të MZ, të realizojmë të drejtat tona dhe kur menduam se kemi avancuar në këtë drejtim, dje besojë se ranë maskat dhe doli fytyra e vërtet e shumicës sllavo-pravosllave, pozitë dhe opozitë në qëndrimet e tyre antishqiptare. Duke mos respektuar realitetin e MZ, ku në MZ, nuk kemi një shumicë qoftë nacionale qoftë gjuhësore, duke mos respektuar kontributin që dhanë shqiptarët në fillim të viteve 90-të”.Duke u pajtuar me thënjën se Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë një kërcënim për paqën dhe stabilitetin, përfaqësuesit e partive shqiptare, miratimin e ligjit zgjedhor që nuk i siguron më pesë vende të garantuara në shtet për shqiptarët në qëndra të votimit në zona të veçanta ku shqiptarët janë shumicë, ata thonë se do të ndryshojnë marrëdhënjet partitë shqiptare ndaj koalicionit në pushtet.“Është e sigurtë se shumë çka do të ndryshohet dhe se lufta jonë politike do të kthehet në periudhën para vitit 1992. Ne jemi të diskriminuar tani dyfishë, e të parët ne kemi treguar gatishmëri për të negociuar. Ne kemi kërkuar që të jemi aty ku merren vëndimet. Kjo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën.
Kjo ka qënë një tregti e pastër e cila më pas do të përcaktojë çmimin” , ka thënë për “Vijesti” deputeti i koalicionit shqiptarë Përspektiva Vasel Sinishtaj.
Duke vënë në dukje se data e miratimit të ligjit zgjedhor ka treguar se shipëtarët janë humbësit më të mëdhenj, ai ka thënë se nuk beson se shqiptarët janë të mashtruar apo të tradhtuar, sepse kurrë nuk u ka besuar verbërisht autoriteteve në premtime.“Me vite na është folur se jemi mirë, se po shkojmë në drejtim të duhur, dhe doli se ata nuk ishin të gatshëm për të ndërtuar një shtet qytetar. Ata kanë treguar keqardhje që ligji nuk e ka fituar edhe përkrahjen tonë, por sikur kjo keqardhje të ishte qënë aq e thedhë, do të ishin realizuar të drejtat tona ka thënë Sinishtaj”.Sipas tyre ata kishin më shumë të drejta në bashkim me SerbinëSinishtaj nuk ka mundur të specifikojë nëse reagimi i partive politike shqiptare do të lëvizë drejtë një bojkoti, apo proteste, ose eventualisht mospjesmarrjes së tyre në zgjedhje.“Për herë të parë ne jemi unik dhe unë do të doja të mbetemi të tillë”,ka thënë Sinishtaj, duke njoftuar se ai do të dërgojë një letër Ambasadës së Amerikës, OSBE-së, por edhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën, siç tha ai, do tu tregoi për këtë problem që na ka ndodhur ditë më parë. Duke rikujtuar se shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta në bashkim me Serbinë, se sa sot në Malin e Zi të pamvarur, Sinishtaj tha se gjatë diskutimeve dhe votimit për ligjin zgjedhor, edhe atë e kanë qitur jashtë linje.“Më kanë qitur edhe mua, i cili kamë durim. Shqiptarët nuk janë një faktor që mund të kërcënojnë Malin e Zi ” , tha Sinishtaj, duke komentuar deklaratën e Bardhit.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se pas miratimit të ligjit zgjedhor partit shqiptare do të marrin një pozicion të përbashkët mbi situatën e re dhe ka thënë se “veprimet e njëanshëm, nga secila palë duhet të shmangen.”Është e sigurtë se ne do të shkojmë me një reduktim kapaciteti për të miratuar marrëveshje dhe bashkpunim, sepse të gjithë ishin të kënaqur me ligjin e zgjedhjeve, përveç një bashkësie kombëtare.Në aktivitetet e mëparshme politike kemi treguar çdo vullnet për ç’do marrëveshje në parlament, dhe tani do të kemi taktika më shumë, siç kanë taktikuar ata për ligjin e zgjedhjeve, “ka thënë Nimanbegu.Duke folur për mesazhin e Bardhit që ua tha në ndërtesën e parlamentit, ai shtoi se duhet të mbajnë gjithmonë parasysh faktin se “njerëzit të cilët mendojnë se ata kanë humbur diçka edhe mund të inicojnë disa aktivitete.”“Unë jam për atë që në situata të tilla mos të ngritën tone të panevojshme, por që të ulen dhe të mendojnë për lëvizjet politike. Unë nuk do komentoja nëse ky është një kërcënim për Malin e Zi, paqë dhe siguri, por unë mendoj se ajo nuk ishte në atë drejtim, ” theksoi Nimanbegu.
Mehmet Zenka: “Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kërcënim për Malin e Zi”
Sipas Depuetit të Unionit Demokratik Mehmet Zenka (UDSH) i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se Mali i Zi, “me miratimin e ligjit zgjedhor ka rënë në testin e demokracisë” dhe se mesazhi i Bardhit nuk duhet të shihet si një kërcënim, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të tillë në Mal të Zi.“Është dëm për një shtet që ishte shëmbull në rajon. Shqiptarët ndjehen të mashtruar dhe të lënë pas dore edhe pas të gjitha veprave të mira që i kanë bërë për Malin e Zi,” ka thënë Zenka , duke theksuar se përgjigjet e partive shqiptare do të jenë të përshtatshme, dhe do të vazhdojnë për zgjidhjen e statusit të bashkësisë sonë nacionale.
Sipas Këshillit Nacional të Shqipëtarëve kjo është një përpjekje asimilimi.Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ka vlerësuar se miratimi i ligjit të ri zgjedhor, ua ka mohuar të drejtat shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ti asimiluar komplet.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, është një hap mrapa kur janë në pyetje të drejtat dhe liritë e shqipëtarëve, të cilët janë popull autokton në shtëpitë e babadharëve të tyre nën Malin e Zi, thuhet në dekleratën që e ka nënshkruar Kryetari Tahir Tahiri.Kjo është argumentuar se mohimi i të drejtave të fituara, qëllimi i qeverisë dhe opozitës “, për të zvogëluar zërin autentik të përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e shtetit: ”
Kjo është qëllimi i asimilimit të shqiptarëve dhe kjo është krejtësisht e papranueshme për ne “. –
Ai në tërsi i përkrah dhe mbështetë deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj Zgjedhor diskriminues për ne :“Ne i mbështesim ata dhe kështu duhet të vazhdojnë të jenë aq unike kur të drejtat tona janë të kërcënuara.”
VIDEO NGA EMISIONI MOZAIKU NGA TVCG
EMISIONI REPLIKA TVCG
[flv]http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/replika_15092011.flv[/flv]