Bardhi: Diskriminimi vazhdon

September 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

 

Lideri i LD në MZ, Mehmet Bardhi e ka akuzuar pushtetin dhe opozitën, ose siç i quajti në intervistën për gazetën “DAN”, “shumicën ortodokse sllave”, se me miratimin e kodit zgjedhor i kanë penguar shqiptarët që ti realizojnë të drejtat e arritura për 5 vende deputetësh në parlament.

Duke kritikuar kodin zgjedhor, Bardhi më parë në Kuvend u ka rekomanduar pushtetit dhe opozitës që ta shohin gjeografinë e rajonit dhe pastaj do të vërejnë se kurdoherë do të marrin edhe përgjigjen adekuate.

Ai megjithatë nuk dëshiroi të përgjigjet drejtë për drejtë në pyetjen nëse me këtë moto mendon në shembullin e Kosovës. Bardhi theksoi se kështu vazhdon diskriminimi dhe shtoi se shqiptarëve duhet tu mundësohet të kenë numër proporcional të mandateve në Kuvendin e Malit të Zi respektivisht 5 mandate sa edhe u takojnë.

TVCG

VIDEO TV IN NË  7 MINUT
[flv]http://stream.rtvin.com/inpuls/inpuls_08_09.flv[/flv]