Dinosha: Kodi i ri zgjedhor nuk mund të miratohet
Ka kohë për zgjidhje të cilat nuk i dëmtojnë interesat shqiptare
Me kodin zgjedhor është e mundshme të vërtetohet zgjidhja e cila nuk është në dëm të interesave të shqiptarëve dhe kjo zgjidhje duhet gjetur deri me votimin e dytë në Parlament për këtë akt, konsideron kryetari i UDSH, Frehat Dinosha.
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar të enjten kodin zgjedhor me votat e koalicionit në pushtet dhe të opozitës , derisa përfaqësuesit e klubit të partive shqiptare janë larguar nga seanca.
Dinosha ka vlerësuar se kodi zgjedhor nuk është miratuar dhe as që mund të miratohet , sepse me Kushtetutë është paraparë që Kuvendi , për ligjet me të cilat rregullohet mënyra e realizimit të drejtave të arriturave të pakicave, vendoset në votimin e parë me shumicën prej dy të tretave dhe në rrethin e dytë të votimit me shumicën e votave të deputetëve , jo më parë se pas tre muajsh.
TVCG
VIDEO TVCG