Dinosha lut publikisht të “rebeluarit” që të kthehen në UDSH
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/, Ferhat Dinosha, lut publikisht katër këshilltarët të cilët e kanë braktisur këtë parti që të kthehen, duke theksuar se “të rebeluarit, siç i quan ai, duhet të kthehen aty ku e kanë vendin,lajmron sot KosovaLive.
KosovaLive
Dinosha shtrin dorën e pajtimit për këshilltarët e Anës Malit – Kthehuni se do të keni poste
Në një emision në televizionin lokal TV Teuta në Ulqin i ftuar ishte kryetari UDSH-së Ferhat Dinosha ku temë e diskutimit ishte largimi i 4 këshilltarëve nga radhët e kësaj partie,lajmron sot gazeta elektronike Promul Ulqin.
Në lidhje me pakënaqësitë e anëtarëve të kësaj dege me politikën e punësimit nga partia që ai drejton ai u shpreh se zona e Anës së Malit është ajo që ka përfituar më së shumti ne kohen e qeverisjes së UDSH-së dhe PDS-së si në investime ashtu edhe ne punësime të kuadrove nga kjo zonë. Ai shtoi se në pushtetin lokal të Ulqinit 2/3 e të punësuarve janë nga kjo zonë.
Ai poshtu përmendi edhe një herë raportet shumë të mira të Podgoricës me Tiranën e Prishtinën.
“Podgorica është e afërt me Tiranën dhe Prishtinën prandaj nuk është mire ti thuhet jo Podgoricës”, deklaroi Dinosha duke aluduar në ish këshilltarët e larguar kohë më parë nga radhët e UDSH-së.
Në fund të emisionit bëri edhe ftesë duke premtuar edhe poste për ato anëtarë.
“I shtri dorën e pajtimit këtij grupi dhe nuk është akoma vonë që të kthehen përsëri ku kanë qenë, duke ju premtuar edhe njërin nga postet: kryetar i partisë, deputet ose ministër.”, përfundoi Dinosha.
Promul Ulqin