Shumica e re ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësuese te medijëve!
Kemi kënaqësi që këtu, sot të ju prezentojm shumicën e re në kuvendin komunal te Komunës së Ulqinit e formuar me qëllim të sinqert ne bazë të rrespektit të ndërsjellët dhe vendosmërisë që Komuna e Ulqinit të fitoj një qeverisje profesionale, të përgjegjëshme, të ndershme dhe efikase.
Kjo shumicë është e përbër prej subjekteve dhe këshilltarëve në Kuvendin komunal siç vijonë: Forca e re demokratike me 11 këshilltarë, Dega e anës së Malit me 4 këshilltar, Partia Social-demokrate me dy këshilltarë dhe Lëvizjes qytetare Perspektiva me një këshilltar, pra gjithësejt 18 këshilltarë.
Jemi të vendosur që të formojmë një shumicë e cila do të përkushtohet me të gjitha fuqitë e veta që të krijoj kushte për fillimin e një epoke të re, epoke të mbarë në zhvillimin e Komunës sonë.
Sigurisht që konsolidimi i gjendjes së rënd në Komunën tonë, ku ka mungesë të madhe në investime, probleme në privatizimet e dështuara, papunësi të madhe, mungesë e planeve urbanistike, borxhe të mëdha dhe nevojë për konsolidimin e buxhetit, do të jenë sfidë e madhe e cila hap nevojë për punë të madhe, përkushtim profesional por kërkon edhe përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Komunës sonë.
Posaçërisht presim përkushtim tek të punësuarit në administratën lokale dhe nëpunsëve në ndermarrjet publike.
Kjo shumicë do te jetë ne funksion të të gjithë qytetarve pa asnje dallim nga përkatësit politike.
Ne do te jemi të hapur për bashkëpunim me subjetet tjera lokale dhe shtetrore.
Do të kemi një Kuvend i cili do të jetë i përgjegjëshëm, i cili do të pruaj vendime ne interesë të popullsisë sonë.
Nga dita e sotme do të nisim iniciativën për Kuvend të jashzakonshëm në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit komunal dhe kryetari i ri Komunës.
Nazif Cungu
VIDEO TV IN
[flv]http://stream.rtvin.com/flv/17_08_post_ulcinj.flv[/flv]