Ingridi, deri në mëngjes në PUB me Sinanin dhe Seldin
July 6, 2011 | Lajmet / Vijesti
Pasi ka nxjerrë një këngë të re të shoqëruar me klip, ashtu siç bën çdo fillim vere, këngëtarja Ingrid Gjoni mesa duket po mendon seriozisht edhe për argëtimin e saj.
Fundjavën e kaluar menjëherë pas pjesmarrjes në natën përmbyllëse të këtij sezoni të “Zonë e lirë” ka kaluar orët e para të mëngjesit tek kompleksi “Mai Tai” në kryeqytet. Së bashku me Ingridin ishte edhe mbesa e saj balerinë e cila me siguri ndjehet me fat sepse nuk ndodh shpesh të dalësh me teze për jetë nate. Vajzat janë parë në shoqërinë e Sinan Hoxhës dhe Seldit të cilët tashmë kanë unifikurar axhendat dhe po bëjnë koncerte bashkë. Të katërt janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.
Panorama plus