Përsëritje e ankthit për Valdanosin

July 2, 2011   | Shtypi / Mediji

Enver Mollabeqiri – Eno

Vendimi për hapjen e tenderit të ri për Valdanosin dhe NHT “Riviera e Ulqinit”
Edhe pse ulliri është “bimë e jetës”, “pemë e bekuar” edhe nga Perëndia, edhe nga njerëzit dhe duhet të ruhet, të kultivohet dhe dashuria për të, të përcillet brez pas brezi, siç është bërë gjithëherë dhe kudo në botë. Kur kësaj i shtojmë peshën e vlerave historike, të traditës, të mentalitetit, të kulturës dhe të ekonomisë dhe atë çfarë simbolizon Valdanosi për Ulqinin dhe ulqinakët, atëherë fitohet edhe korniza e duhur. Nje vendim i ri i Qeverise se Malit te Zi shkaktoi pezmatim dhe riperseritje te ndjenjave jo fort te kendshme tek ulqinaket. Ullishta e Valdanosit, prape do te jete ne procedure te prokurimit dhe pike referimi per investimet e ardhshme por, kesaj here jepet per 90 vite. Cfare e ka shtyre Qeverine qe afatin prej 30 vjetesh ta shnderroje ne 90 vjet, eshte e paqarte. E paqarte eshte edhe nga fakti qe populli i Ulqinit ka shfaqur haptazi mospajtim me shitjen dhe njekohesisht vendosmerine per kthimin e ullishtes se Valdanosit pronareve te ligjshem. Perkunder faktit qe kjo eshte kunder te gjitha normave dhe kornizes ligjore te Malit te Zi, perkunder faktit qe per kete vendim duhet te deklarohet dhe te vendose parlamenti shteteror si organi me i larte demokratik dhe ligjvenes. Perkunder te gjithave, merret nje vendim i tille. Ani pse nuk ka pasur investitore serioz, te interesuar per ullishten e Valdanosit. Edhe pse ceshtja gjendet para organeve gjyqesore dhe eshte kontestuese, cka edhe i ka vene ne dyshim investitoret serioz. Prona e marrur duhet t’u kthehet pronareve te ligjshem. Kjo eshte norme ligjore kudo ne bote, e edhe tek ne ne Mal te Zi. Por, kjo nuk realizohet kur behet fjale per pronat ne Valdanos, megjithese ne shumicen e rasteve eshte realizuar per komunat e tjera ne Mal te Zi. Thuhet qe ulqinaket kane marre te holla per pronat e Valdanosit. E vertete. Kane marre, por kane qene te detyruar t’i shesin pronat dhe t’i marrin te hollat, por jo ne shume dhe ne vlere te tregut per lokacionet e ngjashme. Edhe pse prona nuk eshte shfrytezuar per destinacionin per te cilin eshte marre, ajo prapeseprape nuk kthehet. Ligji edhe per kete ceshtje eshte i qarte. Por, si duket, fuqia nuk zbrapset as para ligjeve tokesore, as para atyre te Perendise. Edhe pse ulliri eshte “bime e jetes”, “peme e bekuar” edhe nga Perendia, edhe nga njerezit dhe duhet te ruhet, te kultivohet dhe dashuria per te, te percillet brez pas brezi, sic eshte bere gjithehere dhe kudo ne bote. Kur kesaj i shtojme peshen e vlerave historike, te tradites, te mentalitetit, te kultures dhe te ekonomise dhe ate cfare simbolizon Valdanosi per Ulqinin dhe ulqinaket, atehere fitohet edhe korniza e duhur. Duhet te theksohet qe Ulqini nuk eshte kunder investimeve dhe zhvillimit. Por, per ate zhvillim dhe per ato investime duhen te perdoren normat dhe kriteret si kudo ne Mal te Zi dhe ne bote. Eshte imediate qe investitoret potenciale te jene me tradite, serioz dhe me filozofi te formuar per vlerat e prones dhe per strategjine zhvillimore. E njejta gje eshte bere po ashtu edhe me “Rivieren e Ulqinit”, ne menyre te paligjshme per 90 vite dhe me ofrimin e 63.52 per qind te kompanise per shitje. Por, duhet thene qe theksi ketu eshte po ashtu si ne rastin e pare lokacioni dhe trualli, e jo hotelet ekzistues, te cilet jane ndertuar para 40 e ca viteve. Shtrohet pyetja: cili investitor serioz do t’i bleje keto hotele ne kete gjendje pervec nese eshte ne pyetje dicka tjeter qe ne nuk e dime?! Bile i vetmi hotel i cili mund te punoje ne ate pjese te qytetit, “Otranti”, mund edhe te mos punoje fare, pasi qe nuk ekziston obligimi kontraktual per hapjen e tij. E sa i takon germadhave te hoteleve te rrenuar, as te mos flasim. Per ata nuk ka as paralajmerim per ndertimin e objekteve te reja ne vend te tyre. Sezoni po afron. Ditet jane gjithnje e me te nxehta.

Na dalte me hajër.

Enver Mollabeqiri – Eno
Koha Javore