Valorizimi i Valdanosit: Kryeministri Llukshiq kundër sektorit jo-qeveritar në Ulqin – Video
Ulqini është një komunë që ka një potencial të madh për zhvillim, tha sot gjatë një vizite në komunën e Ulqinit kryeministri Malit të Zi Igor Llukshiq.
“Është e rëndësishme për të punuar në përmirësimin e kushteve të favorshme për për biznesin në komunë, si në kuadrin legjislativ ashtu dhe me formimin e grupeve punuese detyra e të cilave do të përqendrohet në heqjen e barrierave për biznesin. Tani janë hapur tenderat për Valdanos dhe Rivieren e Ulqinit, dhe është shumë e rëndësishme për të marrë investitorët të mirë “, tha Lluksiç, njofton CDM
I pyetur nëse kërkesat e sektorit jo-qeveritar për valorizimin e Valdanosit janë të arsyeshme, Llukshiq tha se këto kërkesa janë të pabaza por se secili ka të drejtë për mendimin e vet.
“Rasti i Valdanosit nën maskën e shoqërisë civile përdoret për qëllime politike në nivelin lokal,” tha Llukshiq.
Sipas tij, vizita ishte interesante dhe kuptimplote. Kryeministri e gëzon fakti se sezoni turistik në Ulqin ka filluar mirë.
Promul Ulqin