Video Eskluzive – Edhe një provokim në majën e Rumisë

June 14, 2011   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Podgoricë, 13 qershor-  Liberalët malazias e kanë dënuar ashpër të ashtuquajturën ceremoni fetare në majën e malit të Rumisë, të organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe /KOS/.

Liberalët akuzojnë mazhorancën që nuk e ka hequr kishën e metaltë nga Rumia, të cilën e ka ngritur KOS-i me ndihmën e ish-ushtrisë serbo-malazeze në vitin 2005 “edhe nuk ka asnjë lidhje fetare”, transmeton Kosovalive.

KOS-i, në ceremoninë liturgjike ftoi edhe besimtarët islamë edhe ata katolikë, por nuk kanë marrë pjesë”sepse kjo ftesë nuk ishte qëllimirë.”

Sipas traditës së lashtë, besimtarët e tre konfesioneve nga rajoni i Tivarit, Ditën e Shën Gjonit janë ngjitur në Rumi, duke e konsideruar vend të shenjtë të përbashkët. Ndërkaq, veprimet e KOS-it me prapavijë politike, kanë humbur çdo kuptim të festimit të përbashkët.

Mitropoliti i KOS-it, Amfilohije Radovic paralajmërimin e rrënimit të Kishës në Rumi, pat porositur se nëse ndodh kjo, do të rrënohen edhe xhamitë.

Ai për shkak të kërkesës për heqjen e atij objekti maketë nga maja e Rumisë, akuzoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Mehmet Bardhi se “po përdor metoda të kohës së Turqisë”, i cili me aq përkushtim kërkon që të hiqet kisha,”meqë kurrë gjatë histories nuk ka pasur objekt të atillë në trojet shqiptare.

Shqiptarët dhe jo vetëm ata, te besimtarët islamë edhe ata katolikë, liturgjinë e së dieles në majen e malit të Rumisë, e shohin si provokim.

KOHA NET

Klikoni direkt ne vijat e You Tubit per shikuar videon

6