Rrugët Durrës-Kukës,kalimi me pagesë – Video
Qeveria shqiptare pagoi 30.7 miliardë lekë ose 2.5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar nga buxheti i shtetit vitin e kaluar për shpenzime operative mirëmbajtje.
Krahasuar me vitin 2006 shpenzimet për mirëmbajtjen e pasurive publike janë rritur me 45 për qind dhe pjesën më të madhe të tyre e kanë rrugët. Dy ditë më parë kryeministri tha se qeveria nuk mund t’i përballojë dot më këto shpenzime dhe lajmëroi një zgjidhje tjetër.
Edhe pse ende nuk ka një version zyrtar se si do të financohen kompanitë private që do të mirëmbajnë rrugët publike, burime nga nivele të larta të qeverisë thonë se gjasat janë që shpenzimet e mirëmbajtjejs së rrugëve, të paktën për ato më të mëdhatë, të bëhet përmes tarifave direkte të kalimit.
Kjo do të thotë se barra e shpenzimeve për mirëmbjtjen tashmë do i kalojë direkt qytetarëve, të cilët kur të kalojnë në rrugët e ndërtuara nga qeveria me paratë e buxhetit do të paguajnë tarifë kalimi për koncesionarin. Qeveria thotë se nëse nuk do të jepen me koncesion edhe rrugët e reja që janë ndërtuar do të përfundojnë duke u amortizuar si ato të vjetrat. Fillimisht pritet të jetë rruga Durrës-Kukës, ajo e cila taksapaguesve u kushtoi mbi 1 miliardë euro që do të jepet me koncesion dhe më pas edhe rruga e re Tiranë-Elbasan.
Qeveria do të paguajë vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese të vjetra. Që do të thotë se një qytetar që do të shkojë në kosovë, mund të kalojë falas vetëm përmes rrugës së vjetër ekzistuese të kukësit, ndërsa rruga e re do të jetë me pagesë.
TOP CHANNEL
[flv]http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/RRUGET28.flv[/flv]